Bota

Zëdhënësi i kabinetit: Ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa pritet të kthehet në Sri Lanka

Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa pritet të kthehet në shtëpi pas protestave masive të njerëzve.

27 Korrik 2022, 09:39 Nga s.s
Zëdhënësi i kabinetit: Ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa pritet
Gotabaya Rajapaksa

SRI LANKA- Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua nga vendi pas protestave masive dhe dha dorëheqjen këtë muaj pritet të kthehet në shtëpi, sipas një ministri të kabinetit. Ai dhe gruaja e tij fluturuan në Maldive dhe më pas në Singapor. Letra e dorëheqjes së Rajapaksa u dërgua nga Singapori në Sri Lanka dhe u pranua zyrtarisht nga kabineti më 15 korrik. Autoritetet e Singaporit konfirmuan se ai ishte atje vetëm për një vizë të shkurtër dhe jo për të aplikuar për azil, raporton The Guardian.

Në një deklaratë për gazetarët, zëdhënësi i kabinetit Bandula Gunawardena tha se Rajapaksa synon të kthehet në Sri Lanka dhe ai këmbënguli se ish-presidenti nuk ishte i fshehur. “Në dijeninë time ai pritet të kthehet”, tha Gunaëardena. Ai nuk dha asnjë afat kohor për rikthimin e pritur të Rajapaksa. Ndërsa në mesin e publikut ka ende një zemërim të konsiderueshëm ndaj Rajapaksa-s, i cili akuzohet për keqmenaxhimin ekonomik që e bëri Sri Lankën të përballet me krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia me mungesën e ushqimit dhe karburantit që gjymton ishullin, qeveria e re nuk shihet të jetë armiqësore ndaj tij.

Presidenti i sapo emëruar i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe konsiderohet të jetë një aleat i Rajapaksa. Ai ka mbështetjen e partisë politike të Rajapaksa-s dhe ka një kabinet të mbushur me të njëjtat figura që shërbyen nën ish-presidentin. Rajapaksa nuk ka bërë asnjë deklaratë apo adresë publike që kur u largua nga vendi. Vëllai i tij më i madh Mahinda, ish-president dhe kryeministër, mbetet ende në vend, ashtu si edhe vëllai i tij më i vogël Basil, ish-ministër i financave dhe anëtarë të tjerë të familjes Rajapaksa që shërbyen në qeveri.

singapor sri lanka protesta ne sri lanka rrezohet qeveria ne sri lanka sri lanka shpall gjendjen e jashtezakonshme dorehiqet gotabaya rajapaksa ranil wickremesinghe

Sondazh

Poll