Bota

20 persona humbën jetën si pasojë e rrufeve në Indi

Në Indi kanë humbur jetën 20 persona për shkak stuhive me vetëtima gjatë shirave të musonit.

27 Korrik 2022, 08:51 Nga s.s
20 persona humbën jetën si pasojë e rrufeve në Indi
Rrufetë në Indi

INDI- Rrufetë kanë vrarë 20 njerëz në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Biharit brenda 24 orëve. Të mërkurën dhe të enjten parashikohen stuhi të tjera me vetëtima në pjesët veriore të shtetit.

Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar u ka kërkuar njerëzve që të ndjekin këshillat e meterologëve. Çdo vit në Indi mijëra njerëz vdesin nga rrufetë gjatë shirave të musonit. Të martën, Kumar njoftoi një kompensim prej 400 mijë rupi (5 mijë dollarë) për familjet që kanë humbur familjarët e tyre nga vetëtimat, raporton BBC.

Sipas raportimit nga gazeta The Times of India, Kryeministri u kishte kërkuar zyrtarëve shtetëror të instalonin sistemin rrufepritëse në të gjitha ndërtesat qeveritare, përfshirë shkollat ​​dhe spitalet. Në raportt thuhet se pozicioni gjeografik i shtetit e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjeve të shpeshta të rrufesë gjatë musoneve. Në shkurt të këtij viti, BBC raportoi se numri i goditjeve të rrufesë në Indi ishte rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Të dhënat satelitore të mbledhura nga Instituti Indian i Meteorologjisë Tropikale tregojnë gjithashtu se sulmet ishin "rritur me shpejtësi" mes vitit 1995 dhe vitit 2014. Sipas një studimi nga Këshilli jofitimprurës i Promovimit të Sistemeve të Vëzhgimit të Rezistencës ndaj Klimës, India regjistroi më shumë se 18 milionë goditje rrufe midis muajit prill të vitit 2020 dhe muajit mars të vitit 2021.

indi rrufe

Sondazh

Poll