Bota

Foka Freya 600 kg "zbarkon" në Norvegji, thirrja e autoriteteve: Mbani distancë dhe kujdes kur notoni

Një fokë ka zgjedhur kryeqytetin e Norvegjisë Oslo si destinacionin e saj të pushimeve për vitin 2022. Ajo peshon 600 kg.

27 Korrik 2022, 08:27 Nga s.s
Foka Freya 600 kg "zbarkon" në Norvegji, thirrja e autoriteteve:
Foka Freya

NORVEGJI- Një fokë e quajtur Freya ka zbarkuar në një ndër qytetet e Norvegjisë, Oslo. Qytetarët janë shokuar kur kanë parë fokën duke u ngjitur sipër një varke, ku sipas tyre varkat shiheshin sikur do përmbyseshin për shkak të peshës së saj prej 600 kg.

Mëndohet se kjo mund të jetë ndalesa e fundit e fokës Freya nëpër vendet evropiane. Sipas Korporatës Norvegjeze të Transmetimeve, Freya u pa për herë të parë në qarkun verior të vendit të Troms dhe Finnmark në vitin 2019. Që prej atij viti ka pasur raportime se ajo është parë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Danimarkë dhe Suedi, raporton BBC.

Foka Freya 600 kg "zbarkon" në Norvegji, thirrja e autoriteteve:
Freya

Fondit Botëror të Kafshëve të Egra raportoi se foka mund të ketë udhëtuar në jug nga Arktiku. Sipas mediave lokale prania e saj ka shkaktuar edhe shqetësime tek disa njerëz, ku një qytetar tha se përjetoi një "takim të frikshëm" me kafshën kur ajo iu afrua anijes së tij. Drejtoria e peshkimit të Norvegjisë deklaroi të hënën duke thënë se gjitari është në gjendje të mirë dhe mund të qëndrojë aty ku është dhe se njerëzit duhet të mbajnë distancën dhe të jenë të kujdesshëm kur notojnë në det. Ai shtoi se detet zakonisht nuk paraqesin rrezik për njerëzit për sa kohë që ata mbajnë distancën e tyre. Por nëse shqetësohen, ata mund të ndihen të kërcënuar dhe të sulmojnë njerëzit aty pranë.

foke norvegji

Sondazh

Poll