Bota

Një tërmet me magnitudën 7.1 godet ishullin verior në Filipine

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka rënë në Filipine. Autoritetet kanë deklaruar se nuk ka viktima, por ka shumë dëme të mëdha në qytet.

27 Korrik 2022, 09:11 Nga s.s
Një tërmet me magnitudën 7.1 godet ishullin verior në
Tërmet në Filipine

FILIPINE- Filipinet veriore janë goditur nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.1, njoftoi Instituti Sizmologjik Amerikan (USGS), i cili fillimisht e vlerësoi magnitudën e tërmetit me 6.8 ballë.

Autoritetet kanë njoftuar se nuk ka viktima, por ka dëme të mëdha. Banorët e qytetit Manila, Filipine deklaruan se ndërtesat e tyre në fillim u tronditën. Sipas USGS, tërmeti në një thellësi prej 10 kilometrash ndodhi në provincën Ambra të ishullit kryesor të Filipineve, Luzon, me orën lokale 08:43 të mëngjesit. USGS vlerësoi se epiqendra ishte 11 kilometra në lindje-juglindje të Dolores, ndërsa agjencia amerikane nuk ka paralajmëruar për cunami.

Sipas Departamentit të Transportit, sistemi i metrosë në Manila ka ndaluar së funksionuari. Deputeti Eric Singson tha: “Tërmeti u ndje jashtëzakonisht në kryeqytet e cila zgjati 30 sekonda ose më shumë. Mendova se shtëpia ime do të shembej. Tani po përpiqemi të kontaktojmë me njerëzit. Pas goditjeve ne po qëndrojmë jashtë shtëpive tona”. Mediat filipinase raportuan se ndërtesa e Senatit u evakuua. Një spital në Abra u evakuua pasi një pjesë e tij u shemb për shkak të tërmetit, por nuk pati viktima, thanë zyrtarët, raporton protothema.gr.



Në një raportim oër radiostacionin DZMM, Renato Solidum, drejtori i Shërbimit të Sizmologjisë Filipine tha: “Fokusi i vëmendjes është tek qyteti Abra dhe krahinat fqinje. Ishte një tërmet i madh. Ne presim goditje të forta tërmeti”. Gjithashtu edhe kryebashkiaku i Langangilang, provinca Abra, Rovlin Villamor tha: “Kemi marrë informacione se janë dëmtuar shtëpi. Por deri më tani nuk kemi raporte për viktima”. Arkipelagu goditet shpesh nga tërmete të forta, pasi ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” në Oqeanin Paqësor, ku aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.

tërmet në filipine filipine eric singson

Sondazh

Poll