Bota

DASH për takimin e Blinken me Osmanin dhe Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi në qendër të diskutimeve

Gjithashtu thuhet se në takim është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me qendër njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

27 Korrik 2022, 07:58 Nga s.s
DASH për takimin e Blinken me Osmanin dhe Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Antony Blinken

KOSOVË- Departamenti i Shtetit Amerikan ka postuar një njoftim të shkurtër pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit, Blinken ka falendëruar Kosovën për mikpritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.

Gjithashtu thuhet se në takim është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me qendër njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një statusti në Facebook ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar mes tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se me me Sekretarin Blinken diskutuan për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës.

 

 

albin kurti antony blinken washington vjosa osmani dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll