Bota

SHBA mirëpret 700 refugjatë afganë, mes tyre dhe 380 nga Shqipëria

Politikanët e Misurit po i kërkojnë qeverisë federale të lëshojë viza për 380 refugjatë të tjerë që u larguan nga Afganistani në vitin 2021

27 Korrik 2022, 07:45 Nga s.s
SHBA mirëpret 700 refugjatë afganë, mes tyre dhe 380 nga
Jason Kander, ish-sekretar i shtetit të Misurit

SHBA- Udhëheqësit e biznesit, aktivistët e emigracionit dhe politikanët e Misurit po i kërkojnë qeverisë federale të lëshojë viza për 380 refugjatë të tjerë që u larguan nga Afganistani në vitin 2021 dhe tani janë të bllokuar në Shqipëri.

"Këta nuk janë thjesht njerëz që presin të zbulojnë nëse mund të hyjnë në këtë shtet. Këtu është një komunitet i tërë që pret të zbulojë nëse do t'i marrë ato. Këta njerëz janë tashmë St. Lousian, për sa u përket njerëzve këtu. Dhe ne duam t'i marrim të gjithë këtu".-tha ish-sekretari i shtetit të Misurit, Jason Kander.

Sipas news.stlpublicradio, katër anëtarë të familjes Azimi mbërritën në St.Louis pasditen e së hënës, të cilët janë pjesë e një grupi refugjatësh afganë në Shqipëri. Grupi përbëhet nga ata që ndihmuan forcat amerikane gjatë luftës në Afganistan dhe familjet e tyre. Kander është një nga anëtarët e organizatës së udhëhequr nga veteranët “Afgan Rescue Project”, e cila ndihmoi grupin të largohej nga atdheu i tyre në vitin 2021 kur trupat amerikane u larguan nga vendi dhe qeveria talebane mori përsipër Afganistanin. Për shkak se anëtarët e grupit kishin ndihmuar ushtrinë e SHBA-së, ata kishin frikë se mos do të përballeshin me persekutimin

Grupi erdhi në Shqipëri dhe tani po pret që zyrtarët federalë të lëshojnë viza që do t'i lejonin ata të shkonin në Shtetet e Bashkuara, por lidhjet burokratike i kanë bllokuar refugjatët për gati një vit, thanë avokatët që punojnë me organizatën. Familja Azimi mundi të shkonte në vend sepse një anëtar kishte nevojë për kujdes mjekësor, të cilët mezi po presin të jenë pjesë e komunitetit të St. Louis.

Azimi është shprehur: "Unë nuk njoh askënd në St. Louis përveç disa njerëzve. Por ajo që kam dëgjuar nga interneti dhe ajo që kam parë është se St. Louis ka një kulturë mikpritëse për refugjatët dhe unë dëshiroj të jem pjesë e saj”.

Avokatët kanë siguruar një banesë në të cilën Azimi, gruaja dhe dy djemtë e tij do të zhvendosen këtë javë.

Disa afganë të tjerë në Shqipëri kanë thënë se janë gati të shpërngulen në St.Louis. Në një konferencë për shtyp të hënën në aeroport Jones tha: "Sot po përcjell një mesazh për të gjithë botën dhe veçanërisht për këtë vend. Refugjatët janë të mirëpritur në St. Louis”. Kander, Bush, Jones dhe shumë të tjerë që ishin pjesëmarrës në konferencë thanë se shpresonin se kjo mbështetje do të nxiste zyrtarët federalë që t'i jepnin viza grupit.

Instituti Ndërkombëtar tashmë ka mirëpritur 700 refugjatë afganë, e cila është në bashkëpunim me avokatin Jerry Schlichter për të financuar një gazetë afgane dhe një dhomë tregtie për mirëpritjen e emigrantëve të rinj nga vendi. Jason Hall, CEO i organizatës së biznesit Greater St. Louis Inc tha se ata shpresojnë se emigrantët do rrisin popullsinë nëpër lagje dhe mënyrën e fluksitetit të refugjatëve boshnjakë e cila rivitalizoi në jug të St.Louis në vitet 1990. Jason Hall tha: “Ne duhet të rritemi në këtë rajon, që do të thotë se duhet të themi me zë të lartë se refugjatët dhe emigrantët janë të mirëpritur në komunitetin St Louis”.

 

afganistan st.louisane jason kander afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll