Politike

Koncerti/ Nard Ndoka s'rri dot pa komentuar, i sugjeron Ramës: Lulin do e marrësh me këndu himnin?

Mes komentuesve, ka spikatur komenti që ka lënë në faqen e kryeministrit, Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane

26 Korrik 2022, 16:47 Nga A.B
Koncerti/ Nard Ndoka s'rri dot pa komentuar, i sugjeron Ramës: Lulin
Edi Rama dhe Nard Ndoka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po tregon dita ditës emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e paralajmëruar që do të mbahet në sheshin Skënderbej në 28 korrik. Sot, ai ka zbuluar se në koncert do të performojë këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama.

Mes komentuesve, ka spikatur komenti që ka lënë në faqen e kryeministrit, Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane. Ai ka sugjeruar që në koncert të marrë për të kënduar himnin, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ai e pyet Ramën me ironi: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”.

Koncerti/ Nard Ndoka s'rri dot pa komentuar, i sugjeron Ramës: Lulin

nard ndoka edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll