Politike

“SPAK-u duhet të vrasë frikën”/ PD denoncon kompaninë që do të marrë 6.1 milionë euro dhe nuk punon

Në një deklaratë për mediat Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj shprehet se këto kompani nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike dhe marrin 6.1 milion euro nga qeveria.

26 Korrik 2022, 16:06 Nga e.k
“SPAK-u duhet të vrasë frikën”/ PD denoncon
Jola Hysaj

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sërish ditën e sotme atë që ajo e quan dhe afera e mafias së inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj shprehet se këto kompani nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike dhe marrin 6.1 milion euro nga qeveria.

"Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria. Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.  Edhe pse mbetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin", tha Hysaj.

 DEKLARATA E PLOTË:

Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria. Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.  Edhe pse mbetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.

Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

-Mafia e plehrave ka imunitet politik;

-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;

-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë

-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.

Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumva të tilla, që lëvrohen por nuk kthehn në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë. Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar. Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.

Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.

partia demokratike jola hysaj

Sondazh

Poll