Politike

Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit të pensioneve me Italinë, Rama: Përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Lajmin është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku sipas saj ky është një hap më pranë finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.

26 Korrik 2022, 16:13 Nga e.k
Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit
Flamuri italian dhe ai shqiptar

TIRANË- Ka nisur punën komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Lajmin është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku sipas saj ky është një hap më pranë finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.

POSTIMI I MINSTRISË SË JASHME NË TëITER

Ndërkohë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në facebook shkruan se ky është një lajm i mirë dhe se pas unifikimit të marrëveshjes rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.

Senatori Tommaso Nannicini, Kryetar i Komisionit parlamentar për kontrollin e veprimtarive të institucioneve që menaxhojnë format e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale, i cili do të kryesojë Delegacionin e përbërë nga Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai është këtu për të negociuar me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy Vendet.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj ku kanë ndërtuar dhe jetën pas emigrimit që nisi pas viteve 90 ku Italia u bë nga vendet e para që hapi dyert për shqiptarët të cilët vinin nga një periudhë e egër diktatoriale 45-vjeçare.

ministria per europen dhe punet e jashtme edi rama

Sondazh

Poll