Sport

Trazoi rrjetin me fotot e publikuara, si një i panjohur u bë për 5 orë futbollist profesionist

Ajo që filloi si një shaka me disa miq në pushime u bë një histori e rreme transferimi gjatë së cilës Rafael Fernandes u konsiderua lojtar i Toulouse për pesë orë

26 Korrik 2022, 15:34 Nga DOSJA

Trazoi rrjetin me fotot e publikuara, si një i panjohur u bë për

FRANCË-Ajo që filloi si një shaka me disa miq në pushime u bë një histori e rreme transferimi gjatë së cilës Rafael Fernandes u konsiderua lojtar i Toulouse për pesë orë - derisa gazetari i L'Équipe, Loïc Tanzi e rrëzoi zyrtarisht historinë.

Siç u shpjegua gjatë një postimi në Twitter me titull "Si u bëra aksidentalisht lojtar i Toulouse për 5 orë" - Fernandes u bind nga një mik që të blinte fanellën e re të skuadrës franceze, duke arritur të hynte fshehurazi në stadium dhe të bënte foto të stilit si futbollist profesionist, foto që ia dërgoi miqëve të tij.

Të nesërmen këto foto qarkulluan në rrjetet sociale dhe raportuan ardhjen e Rafael Fernandes te Toulouse nga PSG. Edhe faqja e lajmeve e Toulouse, LesViolets.com, e publikoi këtë lajme, e cila më pas u fshi menjëherë. Fotoja e Fernandes mori gati 17,000 pëlqime.

Trazoi rrjetin me fotot e publikuara, si një i panjohur u bë për

E.Ç (Dosja.al)

rafael fernandes toulouse france

Sondazh

Poll