Sport

Të traumatizuar nga dështimet në Champions, PSG punëson një psikolog për lojtarët

PSG i provon të gjitha për të fituar Champions League. Klubi francez po mendon të afrojë një psikolog në stafin e trajnerëve.

26 Korrik 2022, 14:42 Nga DOSJA

Të traumatizuar nga dështimet në Champions, PSG punëson
PARIS- PSG i provon të gjitha për të fituar Champions League. Klubi francez po mendon të afrojë një psikolog në stafin e trajnerëve. Ka kohë që përflitet, por tashmë klubi i Ligue 1 po mendon seriozisht të punësojë një specialist që mund të ndihmojë skuadrën pas eliminimeve të përsëritura në Europë. Humbja ndaj Real Madrid sezonin e kaluar e bëri idenë shumë më të besueshme për kampionët e Ligue 1.

Ideja, shpjegon gazeta franceze L’Equipe, po merr formë edhe falë ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner. Në stafin teknik aktual të PSG-së nuk ka asnjë profesionist të specializuar në fushën e psikologjisë sportive. Së shpejti, megjithatë, mund të ketë një psikolog gati për të ndihmuar lojtarët.

Megjithatë, psikologjia sportive nuk është më një tabu. Shumë akademi të futbollit të të rinjve kanë specialistë të punësuar me kohë të plotë, në mënyrë që lojtarët e tyre të rinj premtues të stërviten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Përveç punës kolektive, shumë lojtarë kanë punuar edhe me psikologë në nivel individual. Profesionistë si Andrea Iniesta, Leonardo Bonucci, Andrea Ranocchia e shumë të tjerë kanë pranuar se kanë kërkuar ndihmë nga një psikolog.

E.Ç (Dosja.al)

psg

Sondazh

Poll