Sport

VIDEO/ E kaluara spanjole plot histori dhe konflikte, vështirë të harrohet. Sergio Ramos nxjerr ‘kthetrat’ ndaj ‘Pleshtit’

Messi pasi ka përfunduar aksionin, i rikthehet me disa fjalë nëpër dhëmbë shokut të skuadrës. Nuk kuptohet qartë, por sipas mediave spanjole, ka qenë një mërmëritje e fjalës ‘relax’...

26 Korrik 2022, 12:01 Nga DOSJA

VIDEO/ E kaluara spanjole plot histori dhe konflikte, vështirë të

SPANJE - Kur Lionel Messi firmosi me Paris SG verën e shkuar, të gjithë pyesnin se si do të ishte marrëdhënia e tij me me ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, pas shkëndijave të shumta që kanë patur në të shkuarën mes tyre.

U duk se i pari që theu akullin mes tyre ishte pikërisht spanjoli, që publikoi fanelën e tij dhe të Messit me nënshkrimin "E kush to ta kishte menduar ndonjëherë".

Megjithatë edhe pse një vit kaloi me një marrëdhënie korrekte në dukje, në seancën stërvitore të fundit në Japoni sërish kanë nisur shkëndijat e debatit.

Një ndërhyrje e ashpër e Ramosit nuk është kapërdirë lehtë nga Messi, i cili, pasi përfundon aksionin me gol, i rikthehet me disa fjalë nëpër dhëmbë shokut të skuadrës. Nuk kuptohet qartë, por sipas mediave spanjole ka qenë një mërmëritje e fjalës ‘relax’...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll