Sport

E BUJSHME! Laporta në ‘qiellin e shtatë’ në Las Vegas. Gëzon për Barçën duke vallëzuar në rrugë…(video)

Gjithçka ka ndodhur pas fitores 1-0 ‘El Clasicos’ nga Barcelona, pas golit të shënuar nga Raphina (27’), ku skuadra e Xavit ishte superiore dhe diktoi mbi “los blancos”

26 Korrik 2022, 11:43 Nga DOSJA

E BUJSHME! Laporta në ‘qiellin e shtatë’ në Las

SHBA - Presidenti Joan Laporta është duke kaluar momente të mira, gjatë këtij turi amerikan të Barcelonës. Madje në rrjetet sociale qarkullon një video e tij, duke kërcyer në mes të rrugës në Las Vegas.

Pavarësisht se në një kontinent tjetër, ai nuk i ka shpëtuar filmimit të kalimtarëve të rastit, të cilët e kanë njohur numrin një të skuadrës ‘blaugrana’ dhe kanë filmuar këto momente argëtimi të presidentit të katalanasve.

Gjithçka ka ndodhur pas fitores 1-0 ‘El Clasicos’ nga Barcelona, pas golit të shënuar nga Raphina (27’), ku skuadra e Xavit ishte superiore dhe diktoi mbi “los blancos” të Real Madridit. Shenjat janë që La Liga e sezonit të premton një garë të ashpër në krye.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll