Sport

VD/ Presidenti Macron në krye të punëve. ‘Games Wide Open', Franca zbulon sloganin e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’

Për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të dalin më shitje 13 milionë bileta dhe rreth gjysma e atyre të rezervuara për publikun do të shiten me më pak se 50 euro

26 Korrik 2022, 11:15 Nga DOSJA

VD/ Presidenti Macron në krye të punëve. ‘Games Wide

FRANCE - Lojërat Olimpike të radhës do të zhvillohen në Paris në vitin 2024. Dy vite përpara startit të tyre, Komiteti Organizator i eventit më të madh sportiv në kryeqytetin francez, bëri prezantimin e sloganit ‘Games Wide Open' dhe në të njëjtën kohë publikoi çmimet e biletave për tifozët, që duan të ndjekin nga afër evenimentin, aplikimi për të cilin do të nisë në muajin dhjetor.

Slogani u prezantua bashkë me një video promovuese, duke premtuar se Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të jenë më të shpejta, më të forta, më të larta dhe gjithashtu më gjithëpërfshiresë, më vëllazërore, më të bukura.

Për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të dalin më shitje 13 milionë bileta dhe rreth gjysma e atyre të rezervuara për publikun do të shiten me më pak se 50 euro. Ndërsa për ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes, çmimet e biletave do të variojnë nga 24 euro në 950 euro.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim me drejtuesit e Komitetit Organizator të Paris 2024 për të diskutuar në lidhje me kostot dhe sigurinë e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike. Sipas raporteve të ditëve të fundit, mësohet se për ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Lumin Senë, është përllogaritur prania e 600 mijë spektatorëve dhe 200 varkave.

VD/ Presidenti Macron në krye të punëve. ‘Games Wide

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll