Sport

Braktis Moskën, për t’u bërë drejtor sportiv i qendrës stërvitore të PSG-së

Pasi la postin e tij si rekrutues i PSG-së në dhjetor për t'u bërë drejtor sportiv i Spartak Moskës, Luca Cattani do të kthehet në Paris, në qendrën stërvitore.

26 Korrik 2022, 15:33 Nga DOSJA
Braktis Moskën, për t’u bërë drejtor sportiv i
Duke u larguar nga Spartak Moska, Luca Cattani rikthehet te PSG

FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon ristrukturimin e brendshëm. Drejtuesit e klubit parizien kanë vendosur të rikthejnë Luca Cattani (40), i cili u largua në dhjetor drejt Spartak Moskës, ku mbante postin e drejtorit sportiv. Italiani dha dorëheqjen nga detyra e tij në Rusi më 13 korrik.“Shpresonim për një bashkëpunim afatgjatë me Lucën, por rrethanat nuk dolën siç pritej. Sot Cattani i ka thënë lamtumirë skuadrës dhe zyrës bardhekuq”,- thuhet në njoftimin e klubit rus.

Luca Cattani kështu do të kthehet në PSG, si drejtor sportiv i qendrës stërvitore. Emërimi i tij vjen si pjesë e një ndryshimi organizativ prej disa javësh. Përpara largimit të tij, italiani kishte krijuar një marrëdhënie besimi me Antero Henrique, kur ai ishte drejtor sportiv (2017-2019). Cattani kaloi gjithashtu edhe përmes Chelsea (rekrutimit) dhe Palermos (drejtor sportiv).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll