Sport

Foto që Icardit nuk do t'i pëlqejnë, Wanda Nara shfrenohet nën shoqërinë e një të panjohuri!

Wanda Nara vazhdon të bëjë zhurmë falë netëve të saj në Ibiza. Bashkëshortja e Mauro Icardit dhe motra e saj Zaira po kalojnë disa ditë pushime në ishullin spanjoll së bashku me stilistin Kennys Palacios.

26 Korrik 2022, 14:53 Nga DOSJA
Foto që Icardit nuk do t'i pëlqejnë, Wanda Nara shfrenohet
Wanda Nara

SPANJË- Wanda Nara vazhdon të bëjë zhurmë falë netëve të saj në Ibiza. Bashkëshortja e Mauro Icardit dhe motra e saj Zaira po kalojnë disa ditë pushime në ishullin spanjoll së bashku me stilistin Kennys Palacios. Një festë me fëmijët por pa bashkëshortët e tyre. Motra e menaxheres, para këtyre pushimeve, kishte kaluar disa ditë relaksi në Greqi me partnerin e saj Jakob Von Plessen, me të cilin u pajtua pas një periudhe krize.

Motrat Nara kanë qenë të pranishme mbrëmjen e së dielës së 24 korrikut në koncertin e Ozuna. Një djalë që po kërcente pranë Wanda-sdhe Zaira-s puthi dekoltenë e gruas së Icardit, më pas u përpoq ta bënte të pinte nga gota e saj, por ëanda me mirësjellje dhe në siklet e refuzoi propozimin. E gjithë kjo është postuar në story-t e Narës në Instagram, ku shihet edhe motra e saj Zaira duke thënë: “Fshije, fshije”, ndoshta e shqetësuar për thashethemet që do të shkaktonin.

E.Ç (Dosja.al)

wanda nara

Sondazh

Poll