Sport

Goli i tij nxorri nga Champions League Lazion, Igli Tare arrin akordin me ish-mesfushorin e Interit

Matias Vecino është një hap larg kalimit te Lazio

26 Korrik 2022, 15:05 Nga DOSJA
Goli i tij nxorri nga Champions League Lazion, Igli Tare arrin akordin me
Igli Tare

ITALI- Matias Vecino është një hap larg kalimit te Lazio. Në këto orë është duke u zhvilluar një takim mes klubit italian dhe agjentëve të ish-mesfushorit të Interit, në të cilin po depozitohen detajet përfundimtare të kontratës.

Pritet tymi i bardhë, pas së cilës uruguaiani do të mund të firmosë me ekipin e tij të ri. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare dhe agjenti i futbollistit, Alesandro Lucci, kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare për 2 milionë euro në sezon. Kujtojmë që në maj të vitit 2020, në ndeshjen e fundit të kampionatit, goli i Vecinos nxorri nga Champions League Lazion.

E.Ç (Dosja.al)

lazio tare

Sondazh

Poll