Sport

Ndalohet nga policia ish-portierja e SHBA-së, drejtonte makinën e dehur me dy fëmijët e saj brenda; merr dënimin e ashpër...

Ish-portierja e USWNT tani është tërhequr nga futbolli profesionist

26 Korrik 2022, 08:06 Nga DOSJA

Ndalohet nga policia ish-portierja e SHBA-së, drejtonte makinën e

SHBA - Ish-portierja i ekipit kombëtar të femrave të SHBA-së, Hope Solo, u deklarua fajtore të hënën për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ky vendim vjen katër muaj, pasi Hope Solo u gjet pa ndjenja pas timonit të automjetit të saj, në një dyqan komoditeti në Karolinën e Veriut, me binjakët e saj dyvjeçarë në bord.

Cili ishte dënimi që mori ajo? Hope Solo u akuzua për keqtrajtim të fëmijëve dhe kundërshtim ndaj një oficeri public, në lidhje me incidentin e 31 marsit. Avokati i saj, Chris Clifton, tha se të dy akuzat u hodhën poshtë vullnetarisht, raportoi ‘Winston-Salem Journal’.

Ndalohet nga policia ish-portierja e SHBA-së, drejtonte makinën e

Në një deklaratë për mediat, zyra e prokurorit të Qarkut Forsyth, tha se gjykatësi i dha Solos, 40 vjeç, një dënim me kusht 24 muaj dhe një dënim aktiv prej 30 ditësh. Ajo mori 30 ditë kredi për kohën e kaluar në një qendër rehabilitimi dhe e urdhëroi atë të paguante  2.500 dollarë gjobë dhe 600 dollarë të kostos së testimit laboratorik. Ajo gjithashtu do të duhet të kryejë një vlerësim të abuzimit me substancat dhe të përfundojë trajtimin e rekomanduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll