Sport

Kroos 'i pangopur', synon 6 trofe: “Kush na njeh e di, ne luftojmë për të gjithë titujt”

Mesfushori gjerman e pranon se është një sezon emocionues përballë kaq shumë sfidave të vështira

26 Korrik 2022, 08:01 Nga DOSJA
Kroos 'i pangopur', synon 6 trofe: “Kush na njeh e di, ne
Kroos, gjatë një seance stërvitore të Real Madridit në Los Angeles

SHBA - Toni Kroos ishte protagonist në televizionin Real Madrid pas seancës stërvitore të ‘los blancos’ sot në Los Angeles, e fundit para testit të dytë parasezonal kundër Amerikës në San Francisko. Gjermani e pranon se skuadra është në kërkim të formimit më të mirë të mundshëm, përballë një sezoni shumë kërkues dhe entuziast.

Konkretisht, janë gjashtë sfidat me të cilat do të përballet Real Madridi, që nënkupton  formën e gjashtë trofeve: La Liga, Champions League, Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe e Europës dhe Kupa e Botës për Klube. 

"Shpresoj që ne të luftojmë për të gjithë këta titujt. Real Madridi dëshiron të fitojë çdo garë që luan, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur. Ka shumë tituj në lojë dhe kushdo që na njeh, e di se ne do të luftojmë për të gjitha ato”,- u shpreh Kroos.

Disa orë para ndeshjes së dytë të parasezonit, Kroos pranon se skuadra po përmirësohet gradualisht pas punës së vështirë parasezonale, por e konsideron thelbësore arritjen e objektivave: "Çdo ditë po përmirësohemi. Po punojmë shumë për sezonin. Tani është për të marrë ritmin e lojës, për të qenë gati për 10 gushtin, kur do të luajmë për titullin e parë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll