Sport

Cristiano Ronaldo kthehet në Mançester, ballë për ballë me Ten Hag për të ardhmen...

Nuk dihet nëse 37-vjeçari do të rikthehet menjëherë në stërvitje, por nga klubi, mësohet se pozicioni është gjithmonë i njëjtë: nuk e konsiderojnë për shitje

26 Korrik 2022, 07:03 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo kthehet në Mançester, ballë për

ANGLI - Çfarë do të sjellë e ardhmja për Cristiano Ronaldon? Siç informon ‘The Athletic’, sulmuesi portugez ikonë është rikthyer dje në Mançester dhe së shpejti do të ketë një takim me United për të përcaktuar më mirë të ardhmen e tij. 

Nuk dihet nëse 37-vjeçari do të rikthehet menjëherë në stërvitje, por nga klubi, mësohet se pozicioni është gjithmonë i njëjtë: nuk e konsiderojnë për shitje dhe besojnë se do të jetë një lojtar i rëndësishëm i ekipi këtë sezon. 

Manchester United do t'i rikthehet stërvitjeve në shtëpi, pasi i ka dhënë fund turneut të tij në Australi dhe Tajlandë. Prandaj, Cristiano ka vendosur të kryejë një fluturim për në Mançester këtë të hënë, për t'iu bashkuar parasezonit të skuadrës, ndonëse përkohësisht. Kjo se qëllimi i sulmuesit është ende të ndryshojë ajrin.

Gjithsesi, trajneri Ten Hag do të takohet me yllin, me qëllimin për ta bindur dhe joshur atë me projektin e ri të 'Djajve të Kuq'. Megjithatë, synimi i Cristiano Ronaldos deri tani nuk ka ndryshuar dhe ai mendon të shkojë në një ekip, ku mund të luajë në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll