Sport

Laçi drejt goditjes së madhe në merkato, pritet firma me ish-futbollistin e Kombëtares së Polonisë

Klubi i Laçit vazhdon të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, për të përforcuar radhët e tij me emra që mund të ndihmojnë këtë skuadër të vazhdojë të konfirmohet në kampionatin shqiptar edhe në Europë

25 Korrik 2022, 18:49 Nga DOSJA
Laçi drejt goditjes së madhe në merkato, pritet firma me
Ariel Borysiuk

KURBIN- Klubi i Laçit vazhdon të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, për të përforcuar radhët e tij me emra që mund të ndihmojnë këtë skuadër të vazhdojë të konfirmohet në kampionatin shqiptar edhe në Europë. Në klubin kurbinas pritet të afrohet edhe Ariel Borysiuk, ish-futbollist i Kombëtares së Polonisë. Lojtari aktivizohet në rolin e qendër mbrojtësit.

Aventura e fundit e lojtarit ishte në Indi me FC Indiane Chennaiyin, ku ai luajti më pak se një vit duke zhvilluar 14 ndeshje dhe vetëm një gol. Siç thekson Łukasz Gikiewicz në Twitter, Borysiuk do të bëhet futbollisti më i ri i klubit kurbinas. Kanë mbetur vetëm analizat mjekësore, ka shkruar ai.

Ariel Borysiuk e filloi karrierën e tij futbollistike te Legia ëarszaëa. Më pas ai luajti gjithashtu për Wisła Płock, ndërsa jashtë vendit ai luajti për FC Kaiserslautern, Wołga Niżny Nowogród dhe Queens Park Rangers. Ai gjithashtu ka 12 paraqitje me kombëtaren polake.

E.Ç (Dosja.al)

laci polonia

Sondazh

Poll