Sport

Florian Marku gati për duelin e madh, thërret të gjithë tifozët në Air Albania: Shqipëri, unë po vij!

Ëndrra e Florian Markut për një ndeshje boksi në Tiranë është bërë realitet.

25 Korrik 2022, 19:06 Nga DOSJA
Florian Marku gati për duelin e madh, thërret të gjithë
Florian Marku

TIRANË- Ëndrra e Florian Markut për një ndeshje boksi në Tiranë është bërë realitet. Pak ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar, që postoi një video të stadiumit “Air Albania”, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.

Boksieri shqiptar ka njoftuar sërish se pas një muaj do të gjendet në kryeqytetin shqiptar. “Për një muaj shihemi në Tiranë. Mezi po e pres këtë ndeshje”, shkruan Florian Marku.Ndërkohë në videon e publikuar boksieri shqiptar do të shprehej: "Në mendjen time dhe në zemrën time, unë them se nuk ka më të mirë se mua. Shqipëri, unë po vij", shprehet boksieri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

E.Ç (Dosja.al)

florian marku

Sondazh

Poll