Politike

VD-Berisha paralajmëron: Erion Veliaj, bëhu gati të përballesh me uraganin e protestës...

Berisha tha se Ahmetaj nuk shpëton dot.

25 Korrik 2022, 12:58 Nga f.g
VD-Berisha paralajmëron: Erion Veliaj, bëhu gati të
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do të përballet me forcën opozitare përballë shkeljeve që sipas tij ka bërë në çështjen e inceneratorëve. Berisha tha se Ahmetaj nuk shpëton dot. 

E njëjta gjë vlen për Ahmetajn. Shko dhe mbrapa diellit, shpëtove njëherë nuk ke shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është e një rëndësie për jetë a vdekje. Erion Veliaj, bëhu gati se do të përballesh me të gjithë forcën e protestës më të madhe që ka njohur Shqipëria, shumë shpejt. Mund ti tregosh vendin SPAK, ta trysnosh dhe shkelmosh por uraganin e shqiptarëve prite se po të vjen.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll