Politike

Meta: Drejtimin e LSI e lashë 5 vite më parë, na pret partia e referendumit

Meta tha se një parti e re po vjen, duke paralajmëruar një ndryshim në frymën e LSI. "Partia e Referendumit na pret". 

25 Korrik 2022, 12:14 Nga f.g

Meta: Drejtimin e LSI e lashë 5 vite më parë, na pret partia e

Ilir Meta, ish-president

TIRANE- Ish-presidenti Ilir Meta siguron se nuk do të kthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në rrjetet sociale, pas vizitës që pati në selinë e partisë që themeloi (LSI), Meta thotë se sot nuk rikthehet për të drejtuar LSI por ti kthyer shqiptarëve sovranitetin. Meta tha se një parti e re po vjen, duke paralajmëruar një ndryshim në frymën e LSI. "Partia e Referendumit na pret". 



POSTIMI I PLOTE I METES: 

SHQIPËRI I PËRKET POPULLIT!
PARTIA E REFERENDUMIT NA PRET! 

Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.

Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Partia e referendumit na pret!

Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës.

ilir meta rikthimi i metes

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...