Politike

VD-Ministri i jashtëm Portugez: Ofrojmë mbështetje për Shqipërinë, lidhjet ekonomike duhet të përmirësohen

Cravinho në konferencën e përbashkët me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se është nder që të jetë ministri i parë i punëve të jashtme të vendeve të BE-së i cili viziton Tiranën pas konferencës së parë ndërqeveritare

25 Korrik 2022, 12:07 Nga A.B
VD-Ministri i jashtëm Portugez: Ofrojmë mbështetje për
Joao Gomes Cravinho

POGRADEC- Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Joao Gomes Cravinho deklaroi ditën e sotme se Portugalia mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Cravinho në konferencën e përbashkët me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se është nder që të jetë ministri i parë i punëve të jashtme të vendeve të BE-së i cili viziton Tiranën pas konferencës së parë ndërqeveritare të 18-19 korrikut 2022.

'Shqipëria është vend kandidat prej vitesh por tani ka ardhur momenti kur janë çelur negociatat dhe do të fillojë procesi i skanimit dhe besoj se do të ketë një periudhë mjaft intensive, dialogu, punë dhe shkëmbimesh ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Portugalia është shumë mbështetëse për këtë proces pranimi dhe mezi presim që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. Jemi të disponueshëm jo vetë sa i përket aspektit politik, por gjithashtu dhe në aspektin teknik. Ne e kemi kaluar procesin e anëtarësimit të vendit tonë që ka qenë një proces kompleks që ka kërkuar kohë por jam besimplotë se procesi i integrimit të Shqipërisë do të jetë i suksesshëm. Kështu edhe një herë më lejoni të them se do të keni mbështetjen tonë teknike kurdo që Shqipëria mendon se mbështetja jonë do të nevojitet”, tha ai.

joao gomes cravinho

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...