Politike

VD-Berisha: Paratë për djegësat dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave

Berisha tha se paratë e përdorura për këtë aferë kanë dalë nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave. 

25 Korrik 2022, 12:45 Nga A.B
VD-Berisha: Paratë për djegësat dolën nga fondi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për vjedhjen me aferën e inceneratorëve. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se paratë e përdorura për këtë aferë kanë dalë nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore. Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...