Politike

VD-Berisha: Veliaj shkeli çdo ligj për mega-aferën e djegësave

Berisha tha se Veliaj ka firmosur pa pyetur Këshillin Bashkiak për financimin e 90 mln euro të inceneratorit të Tiranës. 

25 Korrik 2022, 13:04 Nga A.B
VD-Berisha: Veliaj shkeli çdo ligj për mega-aferën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkelur çdo lloj ligji duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Veliaj ka firmosur pa pyetur Këshillin Bashkiak për financimin e 90 mln euro të inceneratorit të Tiranës. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Madhor në këtë aferë është kreu i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj. Thashë edhe njëherë, djegësi i Tiranës shkon në 283 milionë euro. Erion Veliaj nuk ka lënë ligj pa shkelur për të bërë realitet vjedhjen monstruoze me Edi Ramën. Ndaj gazetarë, ju bëj thirrje, harrojeni fjalën korrupsion, por të përdorim fjalën vjedhje, se ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe. Për të vjedhur Erion Veliaj, një vepër për të cilën duheshin firmat e të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, e ka firmosur vetëm ai, në kundërshtim me çdo ligj. I papërmbajtur në vjedhje. Pa pyetur Këshillin Bashkiak, ai firmos për financimin prej 90 milionë euro të djegësit të Tiranës. Ai firmos edhe penalitete për bashkitë e tjera, nëse nuk u përgjigjen me ngarkesat e plehrave kompanisë së tij dhe Edi Ramës. Erion Veliaj, prej pesë vitesh, u merr qytetarëve të Tiranës, pa TVSH, 28 euro për ton mbetjesh. Në një kohë kur kontrata e firmosur me kompaninë Gugalja-Rama-Veliaj, thotë se plehrat për depozitim do paguhen me 12 euro toni. Gjer sot, as edhe një ton nuk është djegur, pasi djegësi nuk ekziston. Por në këto 5 vite, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë plaçkitur shqiptarët e kësaj zone, duke i detyruar të paguajnë për çdo ton të depozituar në fushën e Sharrës, minierën e tyre të floririt, 28 euro pa TVSH.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

sali berisha

Sondazh

Poll