Politike

VD-Berisha: Mafiozi i inceneratorëve, Don Agaçio Dhuratmadhi! Ahmetaj, vetëm strumbullar. Paratë i kaloi Rama

Berisha përjashtoi Ahmetajn si përgjegjës kryesor dhe tha se Rama është përgjegjësi i parë, ndërsa i dyti është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë

25 Korrik 2022, 12:25 Nga f.g
VD-Berisha: Mafiozi i inceneratorëve, Don Agaçio Dhuratmadhi!
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi se pas skemës së inceneratorëve sipas tij, fshihet kryeministri Edi Rama dhe vartësi i tij, Ëngjëll Agaçi. Berisha përjashtoi Ahmetajn si përgjegjës kryesor dhe tha se Rama është përgjegjësi i parë, ndërsa i dyti është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, që sipas tij ka një sërë shkeljesh dhe veprash penale që ka shkelur. 

Deklarata e Berishës:

Këtë fond e përdori për të përvetësuar bashkë me zyrtarët e tij dhjetra e dhjetra miliona. Me urdhër të tij, ai nga fondi i Këshillit të Ministrave kaloi miliona euro në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës direkt sepse ai firmosi kontratën me procedurë të mbyllur në një kohë kur enti zyrtar i prokurorimeve publike, kishte denoncuar më herët me shkresë si të paligjshme për prokurim procedurën me negociatë të mbyllur. Kurrë një Kryeministër përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe nuk mund të firmoste një procedurë të tillë. Edi Rama, koka, kapoja e Meduzës së kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, jashtë çdo ligji, firmosi bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që është publike, Gugalja, Zoto etj. Edi Rama ka pranuar se ka firmosur të paligjshme por ka mohuar se njihte Gugalën, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në apologjinë e vjedhjes së Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. 

Duhet të informoj qytertarët se vjedhja e inceneratorit të Tiranës shkon vetëm sipas KLSH në 283 milionë euro. Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze por para se të shkojmë te Arben Ahmetaj, duhet të ndalem tek i dyti pas Edi Ramës. I dyti pas Edi Ramës, është mafiozi Don Agaçi Dhuratmadhi. Ky mafioz ka shkelur nenet nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, të shkeljes së barazisë së tenderave, mospagimit të tenderave, përfitimin e paligjshëm, korrupsion. 

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll