Politike

Privatizimi i kompleksit Partizani, Balla: Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj grabitje

Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

25 Korrik 2022, 12:43 Nga A.B
Privatizimi i kompleksit Partizani, Balla: Sot në SPAK depozitohen prova
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ditën e sotme në SPAK do të depozitohen prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani. Lajmin e ka bërë të ditur Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

POSTIMI I BALLËS:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

taulant balla privatizimi i kompleksit partizani

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...