Politike

Zëvendësoi Mazin pak ditë pas hapjes së negociatave, kush është Majlinda Dhuka?

Majlinda Dhuka punon krah Ramës në kryeministri prej vitit 2013 dhe drejtorin departamentin për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë.

25 Korrik 2022, 10:42 Nga A.B
Zëvendësoi Mazin pak ditë pas hapjes së negociatave, kush
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e Zef Mazit dhe emërimin e Majlinda Dhukës në postin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian. Ky ndryshim, vjen pak ditë pasi BE-ja hapi negociatat me Shqipërinë.

Por, kush është Majlinda Dhuka?

Majlina Dhuka ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë e ka një eksperience në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, bashkëpunimin për zhvillim

Ajo është e bija e minoritarit grek, Foto Dhukës, ish-ministër i Industrisë e Tregtisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar më 1997. Dhuka punon krah Ramës në kryeministri prej vitit 2013 drejton departamentin për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë.

Prej 2 vjetësh dhe 9 muajsh ajo është lektore në një universitet privat për menaxhimin e projekteve, menaxhimin e projekteve inxhinierike dhe menaxhimin e kontratave. 

majlinda dhuka

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...