Politike

VD-Hapja e negociatave, Xhaçka: Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike

Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave.

25 Korrik 2022, 12:05 Nga DOSJA
VD-Hapja e negociatave, Xhaçka: Shqipëria u mbështet pa rezerva
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti ditën e sotme homologun nga Portugalia Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave. Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

'Sot pata kënaqësinë e veçantё të mikprisja në Tiranë, Ministrin e Jashtëm portugez, Cravinho në vizitën e tij të parë në Shqipёri, e cila pёrkon dhe me vizitёn e parё nё vendin tonё tё njё Ministri tё Jashtëm pas hapjes sё negociatave tё Shqipёrisё dhe Maqedonisё sё Veriut, si dhe zhvillimit tё Konferencёs sё Parё Ndёrqeveritare me BE, me 19 qershor 2022.

Kjo datё do tё shёnjohet si njё moment historie nё marrёdhёniet tona me Bashkimin Evropian, ku vendi ynё u mbёshtet pa rezerva edhe nga Portugalia mike. Rruga jonë në hapjen e kёtij kapitulli tё ri nuk ka qenë aspak e lehtë. Vitet e fundit jemi pёrballuar me refuzimet për të nisur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit, më pas u shёnjuam nga ngjarje e dhimbshme si tërmetet me pasoja shkatërrimtare, pandemia shkaktoi efekte dramatike globale dhe sё fundmi, por jo më pak nga rëndësia, lufta në Ukrainë tundi themelet e paqes dhe sigurisё evropiane.

Përkundër të gjitha këtyre sfidave, vendosmëria jonë për të mbërritur në Konferencën e parë ndëqeveritare ishte e fortë, sepse alternativa jonё e vetme ka qenё dhe mbetet Bashkimi Evropian. Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nënkupton se BE-ja dhe vendet anëtare të saj, përfshirë Portugalinë, kanë miratuar punën dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fushën politike, dhe nё pёrmbushjen e kritereve, si: reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane, si orientimi i politikës sonë tё jashtme bazuar në këto parime.

Gjatë takimit patëm mundësinë të shkëmbenim mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe midis dy vendeve tona, të cilat i vlerësojmë si tё ngushta, mbështetëse dhe miqësore.
Diskutuam mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik, përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar, intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, duke identifikuar fusha konkrete dhe me interes tё ndёrsjelltё dhe me kënaqësi konstatova se ndajmë të njëjtat qëndrime.

E falenderova, Ministrin Cravinho për kontributin e vlefshёm që qeveria dhe populli portugez i kanë dhënë Shqipërisë në kapërcimin e situatave të vështira të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana tjetёr, shpreha keqardhje për humbjen e jetës së shumë qytetarëve portugez, shkaktuar nga stuhia e të nxehtit, e cila ka prekur kontinentin tonë.

Kjo situatё nxit nevojën urgjente për të shtuar përpjekjet dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e sfidave qe mbartin ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me klimën në kontekstin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ishin një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve mes nesh. Ne vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Portugalisë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti vizionin realist qё Portugalia ka ndaj rajonit tonё. Bashkarisht ndamё mendimin mbi rёndёsinё e dialogut dhe bashkёpunimit rajonal nё kuadёr tё nismave rajonale. Vlerёsojmë se ato përbëjnë shembuj pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pasi nxitin paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në interes të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht që bashkëpunimi ekonomik rajonal promovon integrimin në BE.

Pёr mё tepёr nё njё kohë sfiduese, kur lufta nё Ukrainё është ende larg nga një dritë jeshile për një zgjidhje të afërt drejt paqes, ne mendojmë se rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të vendeve të rajonit, por edhe tё Ukrainës, do të jetë një instrument efikas për të inkurajuar vazhdimin e reformave dhe forcimin e paqes e stabilitetit nё rajon dhe mё gjerё.

Diskutuam, gjithashtu mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti në kuadrin e Kombeve të Bashkuara. Konstatojmë me kënaqësi se në këtë fushë midis dy vendeve tona ekzistojnë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm dhe intensiv. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, Shqipëria është vlerёsuar pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që të trajtohen në agjendёn e Kёshillit, me fokus kryesor lufёn nё Ukrainё. Mora gjitha garancitë se Portugalia do tё vijojё tё na mbёshtesё nё sfidat e agjendёs sonё tё pёrbashkёt ndёrkombёtare. Edhe një herë falenderoj nga zemra Ministrin Cravinho për vizitën e tij në Tiranë, në një moment historik dhe domethënes për ne. '- tha Xhaçka. 

olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...