Politike

Djegia e mandateve të opozitës, Boçi: Nuk ishte rrufe në qiell të pastër por mosbindje qytetare

23 Shkurt 2019, 16:10 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës, Boçi: Nuk ishte rrufe në

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar vendimin e opozitës së bashkuar për lënien e mandateve.

Boçi shkruante djegia e mandateve ishte akt që dëshmon dështimin dhe dhënien e dënimit të merituar politik për qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Më tej, Boçi pranoi se djegia e mandateve është një hap ekstrem por nuk ishte fare rastësore pasi ishte formë e mosbindjes qytetarë të pakënaqur nga keqqeverisja e Ramës.

Djegia nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm nga ata, nga opinioni politik e mediatik. Mandatet u dogjën që të ndezin zjarrin e shpresës për drejtësi politike, sociale dhe ekonomike dhe për të përcëlluar aty projektet e regjimeve, që nusërojnë duke tradhëtuar votuesit e vendin,” shkruan në Boçi në rrjetin social.

 Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

Prej ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë, por Murrizi nuk e pranoi vendimin e opozitës së bashkuar e për pasojë, u përjashtua nga PD. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama luciano boci pd djegia e mandateve te opozites edi rama luciano boci pd

Sondazh

Poll