Betimi i Bajram Begajt/ Bulevardi “vishet” kuqezi, të pranishëm në ceremoni 400 persona (DETAJE)
Ceremonia do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e jo te hyrja e godinës së Presidencës.
TIRANË- 400 të ftuar do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës të Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit. Mes të pranishëmve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.
Ceremonia do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e jo te hyrja e godinës së Presidencës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet se bulevardi është “veshur” me flamuj kuqezi për ceremoninë e dekretimit të Presidentit të ri.

Në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, ku do të bëhet betimi dhe seanca do ta drejtohet nga kryetarja Lindita Nikolla. Me mbërritjen në sallën e seancave plenare të deputetëve, ambasadoreve dhe Presidentit te ri, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla do lexojë formulën e betimit. Pas leximit të formulës, Begaj do të betohet para deputetëve.
Pas betimit dhe fjalës para deputetëve ceremonia pritet te zhvendoset në një tjetër godinë atë të Presidencës ku presidenti në detyrë Ilir Meta do ti dorëzoj detyrën Bajram Begaj u zgjodh me 78 vota në raundin e katër dhe u propozua nga Partia Socialiste.
Begaj, pritet të mbërrijë në ambientet e Presidencës në orën 19:30 më pas aty do të luhet Himni kombëtar e pas kësaj Vitore Tusha do t’i dorëzojë Presidentit Kushtetutën.
Sondazh
Unaza e Madhe, Rama: 98% e punimeve kanë përfunduar, po hidhen shtresat e fundit asfaltike
Pamje nga punimet në rrugë TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke ndarë më ndjekësit punimet që...
'Një agim i ri nis nesër', çfarë paralajmëron Meta pas largimit nga Presidenca
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta le sot zyrtarisht detyrën e Kreut të Shtetit e duket se nuk do të presë g...
Bajram Begaj betohet sot si president, Michel: Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Charles Michel BRUKSEL- President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i r...
Ura që lidh tokat bujqësore është amortizuar, PD: Bashkia e Sarandës lë në mëshirë të fatit fermerët
Pamje nga ura e shembur TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ankesat e diisa fermerëve të cilët prej muajsh k&eum...
Largohet sot nga presidenca, jeta dhe karriera e Ilir Metës!
Ilir Meta TIRANË- lir Meta lë sot mandatin e tij 5-vjeçar si Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë, në...
Meta mbyll rrugëtimin në Presidencë, Panariti i pari që njofton largimin: Bac u kry
Ilir Meta dhe Edmond Panariti TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtet&eum...
Lë sot Presidencën, Meta: Nder dhe privilegj që i shërbeva vendit
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë t&e...
Bajram Begaj betohet sot si Presidenti i 8-të i Repubilkës (AXHENDA)
Bajram Begaj dhe Ilir Meta TIRANË- Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ard...
Sali Berisha: Rekord i zi, Shqipëria renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë!
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se vendi shënon një rekord të zi sa i takon shpopullimit. M...
E fundit si president/ Meta i jep “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Dritëro Agollit
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i cili është në ditën e fundit të mandatit të tij se kryetar shteti, ka vlerësuar pas vd...
