Politike

Meta mbyll rrugëtimin në Presidencë, Panariti i pari që njofton largimin: Bac u kry

Ajo që mbetet enigmë ende është nëse Edmond Panariti me mbylljen e rrugëtimit në Presidencë do rikthehet në LSI për të nisur rrugëtimin e ri opozitar sërish krah Metës.

24 Korrik 2022, 09:16 Nga e.k
Meta mbyll rrugëtimin në Presidencë, Panariti i pari që
Ilir Meta dhe Edmond Panariti

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë të Kreut të Shtetit. Mesa duket dhe krahu i djathtë i Metës ish ministri dhe aktualisht Këshilltari i tij Edmond Panariti do të mbyllë rrugëtimin e tij në Presidencë.

Me anë të një postimi në facebook Panariti ka zgjedhur një foto në sheshin qëndror të Prishtinës për të shkrepur një foto krah mikut dhe bashkëpunëtorit të tij duke shkruar 'Bac u kry'. Ajo që mbetet enigmë ende është nëse Edmond Panariti me mbylljen e rrugëtimit në Presidencë do rikthehet në LSI për të nisur rrugëtimin e ri opozitar sërish krah Metës.

"Dhe me Prishtinën, te Monumenti Neëborn.
"Bac u kry"!
Faleminderit President", shkruan ai.

 

edmond panariti

Sondazh

Poll