Politike

'Një agim i ri nis nesër', çfarë paralajmëron Meta pas largimit nga Presidenca

Pasi përshëndeti të gjithë ndjekësit e tij me një foto ku shfaqej krah fëmijëve në mëngjes, Meta ka gjetur kohë për të ju përgjigjur qytetarëve të shumtë të cilët e kanë uruar në facebook. 

24 Korrik 2022, 10:20 Nga e.k
'Një agim i ri nis nesër', çfarë
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta le sot zyrtarisht detyrën e Kreut të Shtetit e duket se nuk do të presë gjatë që t'i rikthehet politikës aktive. Pasi përshëndeti të gjithë ndjekësit e tij me një foto ku shfaqej krah fëmijëve në mëngjes, Meta ka gjetur kohë për të ju përgjigjur qytetarëve të shumtë të cilët e kanë uruar në facebook. 

"Rruge te mbare ne rrugetimin tuaj te ri per nje opozite te forte . Vetem perpara ! Respekt", i shkruan një qytetar ndërkohë Meta i përgjigjet menjëherë duke i shkruar se një agim i ri nis nga nesër.

'Një agim i ri nis nesër', çfarë

'Një agim i ri nis nesër', çfarë

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

ilir meta

Sondazh

Poll