LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar i ri i shtetit, PD bojkoton ceremoninë

•Bajram Begaj betohet në Kuvendin e Shqipërisë si kryetari i ri i shtetit, i 8 në historinë e pluralizimit. Postin, Begaj do e mbajë për 5 vitet e ardhshme. • Në fjalimin e tij në Kuvend, Begaj tha se respekton punën e qeverisë dhe të opozitës. • Begaj u shoqërua në Kuvend dhe më pas në Presidencë nga bashkëshortja e tij Armanda dhe dy djemtë. •Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk morën pjesë në sallë, Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj, po. Zhupa dha se Berisha kishte dijeni për praninë e tyre në sallë gjatë ceremonisë së betimit. Ndërsa pjesa tjetër e opozitës, aleatëve dhe LSI morën pjesë në sallë. • Pas betimit në parlament, në orën 19.30 nisi dhe ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek pasardhësi i tij, Begaj. • Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj i dorëzoi Kushtetutën e vendit. •Ceremonia u shoqërua me 21 të shtëna topi.

43 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VD- Yuri Kim mungon në betim dhe ceremoni, pamje nga 'cocktail' tek Presidenca, kreu i shtetit merr 'bekimin' e Baba Mondit

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj dhe familja

TIRANË- Presidenca ka publikuar pamjet e ceremonisë së kreut të ri të shtetit Bajram Begaj. Siç duket edhe nga pamjet, ambasadorja amerikane Yuri Kim mungon në takim, por përfaqësohet nga zëvëndësi i saj, Demian Smith. Po ashtu, Begaj është takuar edhe me ambasadorë të tjerë.

Por kamerat kanë kapur me detaje momentin kur kreu i shtetit takohet dhe shkëmben diskutime me kreun e klerit, Baba Mondin.

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

2 VITE ME PARE

VD- Takimi i përzemërt larg syrit të mediave, Ilir Meta i tregon Bajram Begajt Presidencën, përshëndetja si ushtarak

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenca ka publikuar pamjet e takimit mes kreut të ri të shtetit Bajram Begaj me paraardhësin e tij, ish-presidentin Ilir Meta. Para nisjes së ceremonisë zyrtare për dorëzimin e detyrës, Begaj është pritur nga Meta në hyrje të Presidencës. Meta e priti Begajn me një përshëndetje ushtarake, me dorën e ngritur. E më pas, i tregoi nga afër ambientet e institucionit që Begaj do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme.

Ata kanë shtrënguar disa herë duart mjaft përzemërsisht ndërsa janë parë duke diskutuar me njëri-tjetrin, por asnjë moment nuk është zbuluar se ç'kanë diskutuar nga afër.

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

 

2 VITE ME PARE

Betimi i presidentit të ri, Rama: Për hajër

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale pamje nga ceremonia e botimit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në mbishkrimin e fotove, Rama ka zgjedhur që të komentojë shkurt: Për hajër!

POSTIMI I RAMËS:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

2 VITE ME PARE

VD- Grida Duma dhe Monika Kryemadhi s'rrinë në festën për presidentin e ri

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Grida Duma dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demomkratike, Grida Duma dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk qëndruan në ceremoninë brenda Presidencës. Pasi presidenti i ri, Bajram Begaj u betua dhe u ndërua me të shtëna topash, të gjithë të ftuarit në ceremoni nisën dhe të futeshin brenda në Presidencë.

Por jo Duma dhe Kryemadhi, që duket se kanë pasur plane të tjera për këtë të dielë.

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave. 

2 VITE ME PARE

La postin e presidentit, Meta krah Kryemadhit dhe fëmijëve: Familja jonë nga sot është më e bashkuar

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Familja Meta

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, vetëm disa minuta pasi ka dorëzuar detyrën e tij si kryetar shteti, post të cilin për 5 vitet e ardhshme do ta mbajë Bajram Begaj. Pas ceremonisë, presidentit Ilir Meta ka publikuar një foto të familjes së tij, ku shkruan se ata janë më të bashkuar pas ditës së sotme.

"Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!,"-shkruan Meta. 

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Ja kush ishin dy figurat e para nga opozita që i dhanë dorën Bajram Begajt

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Kreshnik Çollaku dhe Shpëtim Idrizi

TIRANË- Betimi i Presidentit të ri Bajram Begaj në Parlament u shoqërua me duartrokitje. Pas fjalimit të tij të parë, kreu i ri i shtetit u largua në shoqërinë e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, por takoi edhe disa prej figurave politike të opozitës.

I pari opozitar që i dha dorën ishte demokrati Kreshnik Çollaku, ndërsa i dyti ishte kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

2 VITE ME PARE

Betimi i Bajram Begajt si president/ VOA: I mëshoi nevojës së dialogut politik. Ç'pritet të ndodhë me Metën

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj

Në Shqipëri, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, bëri sot pasdite betimin në parlament, ku ai mbajti dhe fjalimin e parë si kryetar i Shtetit. Ai vuri theksin në disa nga momentet kyçe që po kalon vendi, që nga procesi i integrimit, pas nisjes së procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, te kriza e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, apo dhe situata politike e cila përgjithësisht mbetet e tensionuar.

“Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”, deklaroi presidenti Begaj. Ndërsa duke ju referuar formulës së betimit, ai deklaroi se detyrën “do ta kryej mbi palët”, kreu i Shtetit theksoi megjithatë se “unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë”.

Presidenti i mëshoi disa herë nevojës së dialogut politik.

“Do të mbështes dhe këmbëngul përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mire”, deklaroi presidenti duke shtuar se duhet “të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit”.

Ai vuri në dukje se “kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim”.

Seanca e betimit, u bojkotua nga ajo pjesë e deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Gjatë ditës, me anë të nje deklarate, PD e konsideroi ditën e sotme si “ditën e instalimit të monizmit të plotë të kryeministrit Edi Rama”. Ndërkohë që deputetët e tjerë që në këto muaj, kanë qëndruar pranë kryetarit të grupit parlamntar Enkelejd Alibeaj, ishin të pranishëm “në respekt të Kushtetutës dhe institucioneve”, pavarësisht kundërshtive të forta që dhe ata patën ndaj procesit të zgjedhjes së tij.

Zoti Begaj, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë u propozua si kandidat nga shumica socialiste, me votat e së cilës ai u zgjodh me pas si president, më 4 qershor. Votimi për emrin e tij u krye në raundin e katërt, pasi 3 raundet e mëparshme ishin djegur pa asnjë kandidat, dhe shumica e opozita kishin dështuar të arrinin një marrëveshje për një zgjedhje konsensuale.

Zoti Begaj, 55 vjeç, pason në detyrën e kreut të shtetit, presidentin Ilir Meta, i cili mbylli sot 5 vitet e një mandati të trazuar, ku u bë protagonist i përplasjeve të forta me shumicën. Kjo e fundit tentoi dy herë shkarkimin e tij, por pa ja arritur qëllimit. Zoti Meta, ka premtuar rikthimin e tij të menjëhershëm në politikë, me shumë gjasa duke rimarrë drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, partisë që ai themeloi në shtator të vitit 2004, dhe e drejtoi deri kur mori detyrën e presidentit të vendit. /VOA

2 VITE ME PARE

VD-Askush s'e kapi! Ministrja Edona Bilali në pritje të ëmbël, kapet me barkun e rrumbullakosur

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Edona Bilali

TIRANË- Edona Bilali, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes duket se është në pritje të ëmbël. Sot, teksa po i drejtohej Presidencës për pjesën e festimit të betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj, ajo është pikasur nga Dosja.al me barkun e rrumbullakosur. Ministrja kishte veshur një fustan të zi, ndoshta për të fshehur barkun e saj.

Sot, Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

2 VITE ME PARE

Foto nga ceremonia e Begajt/ Vjollca Hoxhës i ndodh një incident me këpucët, kalon sikletin me të qeshura

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Vjollca Hoxha

TIRANË- Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave. Si për shembull edhe Vjollca Hoxha.  

LSA sjell momentet pikante nga mbërritja e të ftuarve, ku duket se pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha i ka ndodhur një "incident" me këpucët, megjithatë ajo e ka kaluar sikletin duke qeshur. I pari që e ka ndihmuar ka qenë Filip Çakulli. 

2 VITE ME PARE

'Dashuri e sëmurë'/ 36-vjeçari përndiqte ish-partneren në Kamëz, e reja: Thoshte se s'do më linte kurrë të qetë

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Foto ilustruese

Gjendje ankthi dhe frikë për jetën ndjeu një 17-vjeçare në Kamëz, e cila përndiqej nga ish i dashuri i saj 36 vjeç. Megjithse lidhja mes tyre kishte gati një vit që kishte përfunduar 36 vjeçari nuk e pranonte këtë fakt dhe tentonte të komunikonte me çdo kusht me të miturën. Kjo e fundit iu drejtua me kallëzim komisariatit nr.5, i cili arrestoi autorin.

Në prangat e policisë ra 36-vjeçari Fatmir Tuci i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në 2011 në atë kohë 25 vjeç Tuci vrau me armë zjarri xhaxhain e tij Agustin Tuçi pas një sherri për pronën në fshatin Konaj të Mirditës. Të shkuarën e tij kriminale ai e përmendte edhe me të miturën për ta kërcënuar.

“E bllokova në çdo rrjet social pas ndarjes sepse nuk doja të kisha më kontakte me të por ai nuk më ka lënë rehat. Nisa një kurs parukerie dhe shkoja çdo ditë në salon. Sapo Fatmiri mësoi adresën më vinte aty dhe bënte skena. Më thoshte se i përkisja atij dhe nuk do më linte kurrë të qetë”

Pas denoncimit 36 vjeçari u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë për veprën penale të përndjekjes dhe rrezikon deri në 4 vite burg.

Një rast i ngjashëm u shënua paraditen e kësaj të enjte në sheshin “Skënderbëj”. 39 vjeccari Sinan Meta, i dënuar 20 vite për një vrasje në greqi ngacmoi seksualisht një qytetare dhe më pas e dhunoi dhe I mori me forcë celularin. Vetëm pak minuta më vonë ai u arrestua nga forcat e komisariatit 3. Top Channel mëson se në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin 63 gra dhe vajza kanë denoncuar në polici përndjekjen kryesisht nga ish partnerët./Marrë nga TopChannel

2 VITE ME PARE

VD- Mbaron ceremonia! Begaj dhe familja e tij futen brenda Presidencës

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj me familjen

TIRANË- Ilir Meta është larguar nga cereomonia që po mbahet jashtë ambienteve të presidencës menjëherë pasi Bajram Begaj mbajti fjalimin e tij pas marrjes së detyrës. Bajram Begaj, presidenti i ri i vendit, së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy djemtë, kanë hyrë në institucionin e presidencës, ku pritet të vijojë më tej festa për të ftuarit e rastit.

 

2 VITE ME PARE

VD-GJESTI- I la detyrën e presidentit Begaj, Meta s'rri dot, bën shqiponjën me duar 

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pasur një moment të ngjashëm me atë të 2 marsit 2020. Kur përcolli pasardhësin e tij, Bajram Begajn, Meta u kthye nga kamerat dhe bëri shqiponjën me duar. Duke mos harruar edhe një buzëqeshje…

Ish-gjeneralmajori Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Kush është familja e re Presidenciale, gruaja dhe 2 djemtë e Presidentit Bajram Begaj

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Familja Begaj

TIRANË- Bajram Begaj po mban fjalën e tij si president i vendit, krahas paraardhësit të tij, Ilir Meta. Ndërkohë që familja e tij, po e ndiqte me vëmendje.

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Familja Begaj

Në foton e mësipërme duke bashkëshortja e tij, Armanda Begaj dhe 2 djemtë e tyre. Ata kanë qenë në lozhat e Kuvendit por nuk kanë munguar as në ceremoninë e betimit para Presidencës. Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

VD-Merr zyrtarisht detyrën! Begaj: Falenderoj Presidentin Meta, do jem shërbëtor i popullit tim

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij të parë pas marrjes së detyrës në presidencë, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të. Begaj tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe interesit të Shqipërisë.

DEKLARATA E BEGAJT:

I nderuar Zoti Meta, E nderuar Zonja. Kryetare e Kuvendit, I nderuar Zoti Kryeministër, E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, E nderuar Presidente Osmani,

Shkëlqesi Ambasadorë dhe Autoritete të Larta Shtetërore Të nderuar Miq e të Ftuar, Të dashur qytetarë dhe bashkëkombës! Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Dëshiroj të falënderoj Presidentin Meta, për përmbushjen e detyrës, komunikimin institucional e personal që patëm gjatë kohës që unë, ushtrova detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe gjatë periudhës së transferimit të detyrës. Për mua sot është një ditë e veçantë, padyshim dita më e rëndësishme e  jetës sime. Jam përpara jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të madh të një individi, të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit, atë të Presidentit të Republikës. Ky besim, më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj historisë së shtetit tonë, ndaj partnerëve të Shqipërisë, por edhe ndaj miqve dhe familjes time.

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar, mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo që ata jetojnë e punojnë. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit e bashkëpunimit, i nismave dhe ideve që zhvillojnë e çojnë përpara shoqërinë tonë. Dialogu dhe bashkëpunimi, midis forcave politike, shoqërisë civile, komuniteteve fetare, të pakicave kombëtare, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, transparente dhe të vërtetë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë, për të garantuar sigurinë e vendit; për të forcuar liritë e të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për të ruajtur identitetin kombëtar, për të sotmen dhe brezat e ardhshëm. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike. Vetëm një bashkërendim i tillë do të na mundësojë të arrijmë objektivat tona kombëtare.Unë do të inkurajoj dhe mbështes çdo veprim, për të arritur marrëdhënie të shëndosha ndërmjet institucioneve kushtetuese. Të garantosh zbatimin e Kushtetutës nënkupton zbatimin e ligjit edhe për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht sepse ky është një kusht thelbësor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe sepse ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, dhe me integritet, garanton luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat gërryejnë shoqërinë, thellojnë pabarazinë e padrejtësinë sociale, si dhe cenojnë rëndë sigurinë kombëtare. Reforma në Drejtësi me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian, po jep frytet e saj. Përfitoj këtu nga rasti të shpreh mirënjohjen për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë euroatlantike. E po ashtu e gjej të udhës të ritheksoj se tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besuar.

Unë kam privilegjin, që të marrë detyrën në një nga momentet më të rëndësishme të shtetit shqiptar në raport me aspiratën, vlerat dhe ëndrrën tonë europiane. Mbajtja e Konferencës së pare Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një arritje e madhe, mëse e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët,  falë reformave të ndërmarra. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë përpjekje, sfida dhe detyrime, kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah.

Shqipëria megjithëse e vogël, dëshmon me krenari se edhe popujt e vegjël prodhojnë siguri dhe kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale. Ky fakt provohet nga angazhimi ynë në arenën ndërkombëtare - angazhimi diplomatik në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe angazhimi i Shtetit Shqiptar, për të dënuar agresionin rus ndaj integritetit territorial të një vendi sovran si Ukraina. Njëzëshmëria e klasës politike shqiptare për të mbështetur kauzën e popullit ukrainas, por edhe gjestet individuale të qytetarëve tanë, në mbështetje dhe ndihmë të popullit ukrainas, tregojnë gjithashtu se ne dimë të jemi së bashku për kauza të mëdha.

Qenia jonë në NATO, rreshtimi ynë në këtë aleancë moderne, angazhimi me përkushtim i Forcave tona të Armatosura, e bën Shqipërinë më të fortë, më të qetë dhe më të sigurte. Por lufta në Ukrainë tregon se siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk dhurohen, ato fitohen. Ndaj një nga detyrat më të rëndësishme të një vendi është të garantojë sigurinë e tij. Ne jemi të vetëdijshëm që faktorët e rrezikut kanë ndryshuar. Në ushtrimin e mandatit tim, vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë të ngarkuar nga ligji. Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të pasur një reagim të menjëhershëm.

Të sigurojmë jo thjesht mbrojtjen nga kërcënimi, por të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Është përgjegjësi për të gjithëve ne, të mendojmë për adresimin e situatave me të cilat përballemi. E gjithë shoqëria duhet të angazhohet, të diskutojë hapur dhe me kurajo, të përfshihet në mënyrë aktive për të forcuar dhe zgjeruar themelet e demokracisë. Themele ku Edukimi dhe Arsimimi, përbëjnë pa dyshim dy nga shtyllat kryesore me një ndikim vendimtar në emancipimin dhe progresin e shoqërisë. Edukimi është ushqimi i shpirtit, arsimimi është pasqyra ku ne shohim përparimin tonë dhe çelësi i suksesit. Shqiptarët kanë ditur ti përdorin këto dy elementë për të mirën e tyre, për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive. Politika që rrisin besimin në drejtësi, ekonomi, shëndetësi, edukim dhe arsim, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, siç e dëshiron rinia me energjinë, meritat dhe talentin e saj, dhe si e ëndërrojnë fëmijët me çiltërsinë e tyre.

Ndaj ne, populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë: me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

2 VITE ME PARE

VD-MOMENTI/ Vitore Tusha i dorëzon Bajram Begajt Kushtetutën

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar në nisje të detyrës Presidentit të Republikës, Bajram Begaj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pak çaste më parë pas nisjes së ceremonisë, u bë edhe ekzekutimi i himnit kombëtar u shoqërua nga 21 të shtëna topi, e më pas në 'skenë' hyri Vitore Tusha.

Ish-gjeneralmajori Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

VD-Nis ceremonia e dorëzimit të detyrës së Metës

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Ka nisur ceremonia e kalimit të detyrës së presidentit Ilir Meta te Bajram Begaj. Ky i fundit u betua minuta më parë në Kuvendin e Shqipërisë aty ku u shpreh se respekton punën e opozitës dhe qeverisë.

Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

2 VITE ME PARE

FT- E veshur me blu! Ceremonia e betimit, zonja e Parë ‘frymëzohet’ nga Melania Trump

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Melania Trump dhe Armanda Begaj

TIRANË- Zonja e parë e shtetit, Armanda Begaj bashkë me dy djemtë shoqëroi Presidentin Bajram Begaj në betimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo çfarë ra në sy ishte paraqitja e zonjës së parë teksa futej për në parlament. Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur. Modeli i flokëve ishte i thjeshtë, të krehura dhe me një make up jo shumë të ngarkuar.

Ky look duket se është frymëzuar nga ai i Melania Trump kur bëri daljen si ‘Zonja e Parë’ në vitin 2017. Melania kishte veshur një fustan ngjyrë bojëqielli jo shumë të ngushtë pas trupit, i mbyllur deri në grykë dhe të kombinuara me një palë doreza. Ajo kishte zgjedhur një make up të thjeshtë dhe një model flokësh të mbledhur me baluket që i binin përpara.

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

E lindur në vitin 1968, Armanda ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Meta pret në Presidencë Bajram Begajn, pritet t'i dorëzojë detyrën

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta dhe Bajram Begaj

TIRANË- Ilir Meta ka pritur në presidencë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn. Meta pritet t'i dorëzojë detyrën Begajt, i cili u betua minutë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. 

Pas pak pritet të nisë ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Meta te presidenti i ri Bajram Begaj.

 
2 VITE ME PARE

Ceremonia e presidentit të ri, mbërrin Rama, e shoqëron bashkëshortja

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Edi Rama dhe Linda

TIRANË- Ceremonia e presidentit të ri ka mbledhur të gjithë zyrtarët e Shqipërisë në shesh para godinës së Presidencës për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begaj. Pjesë do të marrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda. Të dy, të kapur dorë për dore, i janë drejtuar godinës së Presidentit Begaj.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Presidenti i ri/ Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë. Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj. 

Ish-gjeneralmajori Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Presidenti i ri vendit, Yuri Kim mesazh Begajt: Urime! Mezi presim të punojmë së bashku

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn për postin e Presidentit. Përmes një urimi të bërë në Tëitter, Kim shkruan se mezi pret që të bashkëpunojë me presidentin në mënyrë që të forcohet demokracia e Shqipërisë dhe mbrojtja e paqes e sigurisë si aleate e NATO-s.

MESAZHI I YURI KIM:

Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s.

Ditën e sotme u betua në Kuvendin e Shqipërisë si president i vendit, Bajram Begaj. Ai mbërriti në në sallën e seancave plenare të Kuvendit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, dhe është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

2 VITE ME PARE

'Sa shpejt ikën 5 vite'/ "I besuari" i Ilir Metës hedh foton me presidentin, PARALAJMËRON: Kush pret edhe 24 orë! 

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta dhe Tedi Blushi

TIRANË- Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka postuar foton e fundit nga zyra e presidentit. Bashkë me Ilir Metën, Tedi Blushi ka hedhur "sytë" pas nga e shkuara, duke paralajmëruar diçka të madhe për nesër.

"Sa shpejt ikën 5 vite. Kush pret edhe 24 orë!,"-shkruan Tedi Blushi.  

POSTIMI I PLOTË:

Sot, presidenti i ri Bajram Begaj, ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell: Urime Begajt për betimin si President i Shqipërisë

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Josep Borrell

TIRANË- Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë urimin e parë nga shefi i politikës së Jashtme në union, Josep Borrell. Më anë të një postimi në Tëitter ai shprehet se mesi po pret që të punojnë në drejtimin europian të vendit, që tashmë ka çelur edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

“Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan ai.

2 VITE ME PARE

VD-Betimi i presidentit të ri/ "Theu bojkotin" e PD, Ina Zhupa: E di Berisha që jam këtu...

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ishte e pranishme në seancën parlamentare për betimin e Presidentit të ri Bajram Begaj. Në fjalën e saj para mediave, ajo u shpreh se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn. Po ashtu, sqaroi se kryedemokrati Sali Berisha kishte dijeni për prezencën e saj. 

"Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanëshëm. Nisi dhe u mbyll në Kryesinë e PS. Megjithatë pavarësisht situatës se si u zgjodh, nuk do e paragjykoja dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit që ka marrë sot. Si garant i Kushtetutës sot dhe do të jetë për të respektuar ligjet e vendit. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale. Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi por një qëndrim zyrtar dhe secili nga deputetët merr vendimin e vetë. A u konsultova me Berishën? Berisha është në dijeni të gjendjes time këtu,"-tha Ina Zhupa.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Rastësi apo...? Rama vesh të njëjtin kostum për betimin e Bajram Begajt në Kuvend

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

TIRANË- Rastësi apo zgjedhje, kjo ende nuk dihet. Por sot kryeministri Edi Rama ka veshur të njëjtin kostum me atë që veshi kur Barjam Begaj u votua për t'u zgjedhur president i vendit.

Sot, në seancë, Rama u shfaq me kostumin e tij ngjyrë bezhë/të bardhë, ngjyrë që nuk e zgjedh shumë shpesh në daljet e tij publike. Duke qenë se Rama zgjedh me kujdes veshjet e tij, nuk përjashtohet që të jetë munduar që të përcjellë një mesazh, ose pak-pak të bjerë në sy me "look-un" e tij sot në sallë mes ministrave.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Mungon shpesh! Basha "çmallet" me kolegët sot në Kuvend, 'kap' tek dera Mesila Dodën dhe Idrizin

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha dhe Mesila Doda

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në betimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajt në ambientet e Kuvendit. Kur betimi mbaroi dhe të gjithë nisën që të dilnin jashtë Kuvendit, Basha u pa duke u "çmallur" me kolegët e tij, me Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizit.

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha dhe Mesila Doda

Ai i ka takuar të dy në derën e Kuvendit duke dalë jashtë, ndërsa ka shkëmbyer disa fjalë me ta, që duket se ishin në kuadër të miqësisë, pasi nuk kanë munguar as buzëqeshjet nga palët. 

2 VITE ME PARE

VD-Balla takon Tabakun e Çupin brenda Kuvendit, treshja 'shpërthen' në të qeshura, ç'u diskutua mes tyre?

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Kuvendi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me dy deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Dhuarata Çupin patën një moment shumë të hareshëm. Kjo ndodhi pas përfundimit të fjalimit të presidentit të ri të Republikës, Bajram Begajt i cili u betua në Kuvend për postin e ri. 

Nuk dihet se çfarë i bëri bashkë tre politikanët mirëpo u dukën shumë të relaksuar dhe të buzëqeshur. 

2 VITE ME PARE

VD-Berisha e bojkotoi, Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj s'ndjekin turmën, merr pjesë në seancën e betimit të Begajt

 

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj

TIRANË- Grupi i kryedemokratit Sali Berisha doli me një deklaratë ditën e sotme duke bërë të ditur se do të bojkotonin seancën e betimit të Presidentit të ri të Republikës. Në seancë, nuk ishin të pranishëm asnjë nga deputetët që janë pjesë e grupit të Rithemelimit, me përjashtim të deputetes Ina Zhupa dhe Bujar Leskajt. Dy deputetët u panë në sallë, të ulur bashkë me disa demokratë të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e grupit të Berishës. 

Nuk dihet se përse është kryer ky veprim nga Zhupa dhe Leskaj, duke dalë kundër bojkotit të vendosur nga Berisha, duke qënë se ato morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar nga Berisha. Atë ditë, Zhupa sqaroi për mediat se mori pjesë në respekt të demokratëve. Po ashtu, Zhupa është anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike.

2 VITE ME PARE

VD-Sapo u betua, Begaj flet si president: S'toleroj askënd që vendos interesat politike mbi kombin

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

TIRANË- Pas betimit me dorqën në Kushtetutë, Bajram Begaj ka mbajtur një fjalim në Kuvend si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, Begaj dha se do të mbajë një qëndrim neutral, e se nuk do të tolërojë askënd që vendos interesat personale para atyre të kombit. Presidenti tha se vendim përmes unitetit vendi do të shkojë përpara. Duke mos harruar që të kërkonte dhe bashkëpunim mes forcave politike për gjetjen e gjuhës së përbashkët. 

"Është nder për mua që t'i drejtohem Kuvendit si President. Faleminderit për besimin. Më rëndon përfaqësia e unitetit kombëtar dhe aspiratave të qytetarëve. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria Europiane, sot premti, nesër realitet, është testamenti i historisë dhe bekimi i së ardhmes. Jemi ulur në tryezën e dialogur për të prodhuar denjësinë si shtet. Unë e njoh, e mbështes dhe respektoj punën e qeverisë. E njoh, e mbështes opozitën dhe vlerat. Por do të doja të mos kishte konflikt para bashkëpunimit. Do kryej mision mbi palët, por nuk do qëndroj neoutral ndaj asnjërit që vendos interesat personale para kombit tonë. Të largohemi nga politika e konfrontimit, e me vendosmëri të garantojmë shtetin e së drejtës për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që kemi ndërtuar. Le të punojmë njëkohësisht. Në një det të trazuar duet unitet. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët,"-tha në fjalën e tij Begaj. 

FJALA E PLOTË:

Është nder për mua, ti drejtohem Kuvendit si President i Republikës. Ju faleminderit për besimin! Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës. Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes.

Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën. Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve. Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas pandemisë, agresioni Rus, një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhon lufta. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe Shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve. Angazhimi ynë, i të gjithëve ne, është të gjejmë mënyra, për të lehtësuar situatën. Të kemi ndenjën e përgjegjësisë dhe duke i paraprirë çdo konsiderate tjetër, të respektojmë vendimet e organeve kompetente, të mos i shmangemi detyrave, e mbi të gjitha të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Vetëm kështu interpretojmë qartë pritshmëritë dhe shpresat e qytetarëve tanë. Shpresa të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe të stisura.

Kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim. U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës, interesit Kombëtar dhe përparimit të Popullit Shqiptar, dhe te përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë.

Do të mbështes, këmbëngul dhe insistoj përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë. Ne kemi nevojë të ri-dimensionojmë besimin publik, i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e së shkuarës dhe të tashmes. Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, e dëshiron rinia dhe e ëndërrojnë fëmijët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që tashmë me shumë mund i kemi ndërtuar. Ashtu siç kemi treguar dhe konsoliduar në vite harmoninë fetare, le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! 

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Me dorën në Kushtetutë, Bajram Begaj betohet si President i Shqipërisë

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj

TIRANË- Me dorën në Kushtetutë, Bajram Begaj është betuar si President i Republikës së Shqipërisë. Begaj u shoqërua në Kuvend nga bashkëshortja dhe dy djemtë ndërsa u prit nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në seancë janë të pranishëm disa deputetë nga opozita, ndërsa mungon grupi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

2 VITE ME PARE

Bashkëshorti i saj lë postin, Kryemadhi futet në Kuvend, ndjek betimin e Presidentit të ri

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mori pjesë ditën e sotme në seancën e betimit të presidentit të ri të Republikës. Sot lë postin dhe bashkëshorti i saj, presidenti në largim Ilir Meta. 

Kryemadhi u fut në Kuvend e vetme, ndërkohë që në sallë morën pjesë dhe disa nga deputetët e opozitës, përfshirë dhe Lulzim Basha. 

2 VITE ME PARE

FOTO- Me duar në xhepa, Basha vjen në Kuvend, merr pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begajn. Ai ka mbërritur i vetëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshe nga Basha, grupi i PD-së, i kryesuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë ceremoninë. 

2 VITE ME PARE

PROFIL/ Kush është Bajram Begaj, mjeku 'ushtarak' që do të bëhet President

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj

TIRANE- Ditën e sotme, në Kuvend është betuar president i 8 i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste u bë presidenti i tetë pas pluralizmit dhe i treti që vjen pas një karriere ushtarake. Ai mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Por kush është Bajram Begaj, mjeku ushtarak që nga sot është Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë?

Dosja.al sjell profilin e "pautorizuar" të Begajt, doktori që u njoh për herë të parë për publikun më 1 gusht 2020, kur mori drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në kohën kur Begaj mori drejtimin e FA-ve, Dosja.al shkroi për rastin surprizë sesi një mjek i specializuar në “Gastrohepatologji”, bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ministren e Asokohe të Mbrojtjes, Olta Xhaçka. 

Me origjinë nga Rrogozhina, i martuar dhe me dy fëmijë, Begaj është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe që prej vitit 1998 shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 

Kur u zgjodh si komandant i FA-ve, Begaj pasoi në këtë post, Bardhyl Kollçakun, një ushtarak karriere, ndërsa ai vetë, gjatë gjithë punës së tij në FA, ka shërbyer në disa sektorë, por asnjëri nuk lidhet me shërbimin dhe taktikat ushtarake, por me mjekësinë. 

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura, janë disa nga pozicionet e punës që janë pasqyruar poshtë emrit të Begajt, ndërsa në rrjetet sociale, nuk kanë munguar asokohe komentet mbi këtë emërim. 

Ndërkohë që në mars të 2020, disa muaj para se të zgjidhej në krye të Forcave të Armatosura, ish-kryeministri Sali Berisha e implikonte Gjeneralin Begaj, në një çështje që lidhet me magazinimin e mbejteve spitalore në Marikaj. Sipas qytetarit "dixhital", mbetjet radioaktive dhe kimike magazinoheshin në depot e Ushtrisë dhe më pas digjeshin në inceneratorin e Elbasanit.

Denoncimi i Berishës: 

Mbetje radioaktive dhe kimike magazinohen ne depot e Ushtrise dhe digjen ne Elbasan!
Akuzohen te implikuar Arben Ahmetaj dhe Gjeneral Bajram Bega.
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Zoti Berisha dua te bej nje denoncim: Ne grup-depot e Marikaj, Vore , u magazinuan nje sasi e
konsiderueshme mbetjesh spitalore ( Ilace te skaduara ) dhe mbetje te rrezikshme radioaktive. Operacioni ka qene
shume sekret dhe personeli qe I ruante ju be presion qe te mos fliste pasi di te kishte pasoja personale dhe familjare
( kercenim tipik mafioz) . Sipas personelit te ruajtjes aty, ku operacion behej me perkujdesjen e Gjeneral Bajram
Bega, Ministri Ahmetaj ( u kujdes qe mbetjet me pas te dergoheshin ne Inceratorin e Elbasanit). dhe nje pjese e
MM. Mund te verifikohet nese prokuroria bllokon librat e sherbimit me keto grip- depo. Klm mire Doktor dhe ju lutem
mos e beni publik emrin pasi mafia nuk fal.
Miremengjes Doktor.
Me fal per vonesen por sot mi siguruan te dhenat, per shkak te situates.
Keto jane te dhenat e mjeteve qe kane hyre ne repartin qe ju permenda me siper. Jane nje pjese e te dhenave per
kohen qe kane hyre materialet, mjetet qe kane bere transportin, shoferat. Eshte e thjeshte te hetohet dhe
verifikohet: pse Keta kamiona civile hyjne ne rep. Usht.?
Me cfare urdhri jane futur?
Ku jane dokumentat e materialeve qe kane hyre?
Si eshte administruar malli dhe nga kush? Etj. Etjera. Etjera.....

Biografia dhe karriera e Shefit të FA-së:

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

2 VITE ME PARE

VD-Bajram Begaj mbërrin në Kuvend, e shoqëron bashkëshortja dhe dy djemtë

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ku do të betohet për detyrën e tij të re. Ai ka shkuar i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët ka hyrë në godinën e Kuvendit, ku do të bëjë edhe betimin në detyrën e kreut të shtetit. Në hyrje të Kuvendit, Begaj është pritur nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

 

2 VITE ME PARE

Sot betohet si Presidenti! Garda mbërrin në shtëpinë e Begajt, pritet shoqërimi i tij drejt Kuvendit

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj

TIRANË- Ka mbetur vetëm një orë larg nisjes së seancës plenare, aty ku do Bajram Begaj do të bëjë betimin e tij si President i Republikës së Shqipërisë. Garda ka mbërritur në banesën e tij në Tiranë për ta shoqëruar drejt Kuvendit.

Në zonë vihen re masat e sigurisë të marra, ku efektivë të gardës kanë siguruar të gjithë zonën përreth teksa presin nga momenti në moment që Begaj të niset drejt Kuvendit për të marrë detyrën e re.

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, në Tiranë është organizuar një ceremoni zyrtare për marrjen e postit të presidentit nga Begaj. 

2 VITE ME PARE

Vjosa Osmani vjen në Tiranë, merr pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentit Begaj

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begajt. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të vijë në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, njoftoi Presidenca.

Dy ditë më parë, Osmani e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.

2 VITE ME PARE

Betimi i Bajram Begajt/ Bulevardi “vishet” kuqezi, të pranishëm në ceremoni 400 persona (DETAJE)

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ceremonia

TIRANË- 400 të ftuar do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës të Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit. Mes të pranishëmve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.

Ceremonia do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e jo te hyrja e godinës së Presidencës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet se bulevardi është “veshur” me flamuj kuqezi për ceremoninë e dekretimit të Presidentit të ri.

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar

Në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, ku do të bëhet betimi dhe seanca do ta drejtohet nga kryetarja Lindita Nikolla. Me mbërritjen në sallën e seancave plenare të deputetëve, ambasadoreve dhe Presidentit te ri, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla do lexojë formulën e betimit. Pas leximit të formulës, Begaj do të betohet para deputetëve.

Pas betimit dhe fjalës para deputetëve ceremonia pritet te zhvendoset në një tjetër godinë atë të Presidencës ku presidenti në detyrë Ilir Meta do ti dorëzoj detyrën Bajram Begaj u zgjodh me 78 vota në raundin e katër dhe u propozua nga Partia Socialiste.

Begaj, pritet të mbërrijë në ambientet e Presidencës në orën 19:30 më pas aty do të luhet Himni kombëtar e pas kësaj Vitore Tusha do t’i dorëzojë Presidentit Kushtetutën.

2 VITE ME PARE

Bajram Begaj betohet sot si president, Michel: Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Charles Michel

BRUKSEL- President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michel.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

2 VITE ME PARE

Largohet sot nga presidenca, jeta dhe karriera e Ilir Metës!

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta

TIRANË- lir Meta lë sot mandatin e tij 5-vjeçar si Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë, në një karrierë 31-vjeçare në politikën e vendit.

Ai u lind në Çepan të Skraparit më 24 mars 1969, ditën e Nevruzit, i biri i Rexhep dhe Fiqrete Metës. Kur ishte tre vjeç, i ati u caktua me punë në Tiranë dhe muar familjen me vete, ku Meta ndoqi dhe kreu mësimet fillore dhe të mesme. Më 1989-1993 ndoqi Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua për ekonomi politike. Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.

Meta është musliman bektashi dhe ka deklaruar afrinë me vlerat tradicionale bektashie. Meta është i martuar me Monika Kryemadhin që nga tetori i 2008. Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besari.

Meta prej 15 vitesh ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore të politikës shqiptare. Ai konsiderohet nga mediat dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare pas krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta e ka nisur rrugëtimin e tij politik në vitin 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Meta është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.

Ai është njëri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë së asaj kohe, Fatos Nano.

Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 – 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.

Aktiviteti politik i tij kulmoi kur u emërua si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002.

Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.

Në vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qenë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili përgatiti Raportin për të Ardhmen e Rajonit të Ballkanit, dhe shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai u zgjodh në krye të LSI-së në prill të vitit 2005, duke zbatuar për herë të parë parimin “Një anëtar, një vote”. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI-së, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe së fundmi në 6 nëntor 2016. Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Meta ka shërbyer si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, e më pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011. Në vitin 2013 Meta u zgjodh Kryetar i Parlamentit pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhje.

Në vitin 2017, Ilir Meta zgjidhet President i Republikës vetëm më votat e mazhorancës socialiste, detyrë që do e mbante deri ditën e sotme kur dorëzon zyrtarisht detyrën më të larta shtetërore tek pasuesi i tij Bajram Begaj. 5 vitet e tij në Presidencë nuk ishin të lehta, përballjet, akuzat dhe kundërakuzat do ta bënin Ilir Meten presidentin e 'zhurmshëm' dhe një faktor politik të fortë në përballjen me mazhorancën pas daljes së opozitës nga Parlamenti. 

2 VITE ME PARE

Meta mbyll rrugëtimin në Presidencë, Panariti i pari që njofton largimin: Bac u kry

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta dhe Edmond Panariti

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë të Kreut të Shtetit. Mesa duket dhe krahu i djathtë i Metës ish ministri dhe aktualisht Këshilltari i tij Edmond Panariti do të mbyllë rrugëtimin e tij në Presidencë.

Me anë të një postimi në facebook Panariti ka zgjedhur një foto në sheshin qëndror të Prishtinës për të shkrepur një foto krah mikut dhe bashkëpunëtorit të tij duke shkruar 'Bac u kry'. Ajo që mbetet enigmë ende është nëse Edmond Panariti me mbylljen e rrugëtimit në Presidencë do rikthehet në LSI për të nisur rrugëtimin e ri opozitar sërish krah Metës.

"Dhe me Prishtinën, te Monumenti Neëborn.
"Bac u kry"!
Faleminderit President", shkruan ai.

 

2 VITE ME PARE

Lë sot Presidencën, Meta: Nder dhe privilegj që i shërbeva vendit

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë të Kreut të Shtetit. Me anë të një postimi në facebook teksa ndan një foto me tre fëmijët e tij Presidenti Meta shkruan se ishte nder dhe privilegj për të t’i shërbente këto pesë vite vendit.

Ajo që na tërhoqi vëmëndjen në fakt është fakti se Meta ka zgjedhur që ditën e parë si President të zgjidhte një foto me tre fëmijët e tij duke qenë se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi asokohe mbante detyrën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk mori detyrën e Zonjës së Parë të vendit. Edhe sot në ditën e fundit në instutucionin e Kreut të Shtetit Meta ka zgjedhur të postojë një foto me tre fëmijët e tij Erën, Borën dhe Besartin. 

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT

Me anë të një ceremonie shtetërore, Ilir Meta do i dorëzojë 'çelësat' e Presidences, presidentit të zgjedhur Bajram Begaj.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

 
2 VITE ME PARE

Bajram Begaj betohet sot si Presidenti i 8-të i Repubilkës (AXHENDA)

Meta 'dorëzon' Presidencën, Bajram Begaj betohet si kryetar
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme. Por duket se Partia Demokratike është sërish e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.

Axhenda e ceremonisë në Presidencë:

18:45 – 19:15 – Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

ilir meta bajram begaj presidenti i 8-te i shqiperise

Sondazh

Poll

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja