Politike

Bajram Begaj betohet sot si president, Michel: Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës.

24 Korrik 2022, 09:51 Nga e.k
Bajram Begaj betohet sot si president, Michel: Mezi presim të
Charles Michel

BRUKSEL- President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michel.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

bajram begaj charles michel

Sondazh

Poll