Politike

Lë sot Presidencën, Meta: Nder dhe privilegj që i shërbeva vendit

Me anë të një postimi në facebook teksa ndan një foto me tre fëmijët e tij Presidenti Meta shkruan se ishte nder dhe privilegj për të t’i shërbente këto pesë vite vendit.

24 Korrik 2022, 08:06 Nga e.k
Lë sot Presidencën, Meta: Nder dhe privilegj që i shërbeva
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta lë sot zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë të Kreut të Shtetit. Me anë të një postimi në facebook teksa ndan një foto me tre fëmijët e tij Presidenti Meta shkruan se ishte nder dhe privilegj për të t’i shërbente këto pesë vite vendit.

Ajo që na tërhoqi vëmëndjen në fakt është fakti se Meta ka zgjedhur që ditën e parë si President të zgjidhte një foto me tre fëmijët e tij duke qenë se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi asokohe mbante detyrën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk mori detyrën e Zonjës së Parë të vendit. Edhe sot në ditën e fundit në instutucionin e Kreut të Shtetit Meta ka zgjedhur të postojë një foto me tre fëmijët e tij Erën, Borën dhe Besartin. 

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT

Me anë të një ceremonie shtetërore, Ilir Meta do i dorëzojë 'çelësat' e Presidences, presidentit të zgjedhur Bajram Begaj.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

 

ilir meta

Sondazh

Poll