Politike

Bajram Begaj betohet sot si Presidenti i 8-të i Repubilkës (AXHENDA)

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.

24 Korrik 2022, 08:00 Nga k.m
Bajram Begaj betohet sot si Presidenti i 8-të i Repubilkës (AXHENDA)
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme. Por duket se Partia Demokratike është sërish e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.

Axhenda e ceremonisë në Presidencë:

18:45 – 19:15 – Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

bajram begaj ilir meta

Sondazh

Poll