Politike

E fundit si president/ Meta i jep “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Dritëro Agollit

Dekorata u dorëzua vajzës së tij, Elona Agollit, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe famijarë të tjerë të shkrimtarit. 

23 Korrik 2022, 20:16 Nga k.m.

E fundit si president/ Meta i jep “Dekoratën e Flamurit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i cili është në ditën e fundit të mandatit të tij se kryetar shteti, ka vlerësuar pas vdekjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin Dritëro Agolli. Dekorata u dorëzua vajzës së tij, Elona Agollit, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe famijarë të tjerë të shkrimtarit. 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA: 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.

MOTIVACIONI:

“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.” Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

dritero agolli ilir meta

Sondazh

Poll