Sport

Taulanti për herë të dytë baba, familja Xhaka shtohet edhe me vogëlushen ‘Maleya’

Rreth dy vite e gjysmë më parë, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë djalin, të cilin e quajtën me emrin Klevis.

23 Korrik 2022, 17:51 Nga DOSJA

Taulanti për herë të dytë baba, familja Xhaka shtohet edhe

ZVICER - Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të dytë, pasi ka ardhur në jetë vajza Maleya. Moment i lumtur në familjen Xhaka që jeton prej vitesh në Zvicër.

Taulanti ka postuar një foto të vogëlushes së sapolindur ku shkruan: “Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya, 23.07.2022”.

Taulanti për herë të dytë baba, familja Xhaka shtohet edhe

Sa i përket emrit, ka pak informacion për origjinën apo kuptimin e tij. Disa burime thonë se është një version i emrit biblik "Malia", që do të thotë "Ylli i Detit". Burime të tjera thonë se emri përkthehet si "E bukur", në gjuhën hawaiine.

Rreth dy vite e gjysmë më parë, Taulanti dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë djalin, të cilin e quajtën me emrin Klevis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll