Sport

Kohë thashethemesh/ Neymar: "Dua të qëndroj te PSG", Galtier: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund”...

Sulmuesi brazilian ka ende një kontratë të gjatë, që përfundon në vitin 2027, por zërat për largimin e tij të mundshëm nga Parisi nuk ndalen.

23 Korrik 2022, 17:17 Nga DOSJA

Kohë thashethemesh/ Neymar: "Dua të qëndroj te PSG",

JAPONI - Pavarësisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij, Neymar deklaron dëshirën e tij për të qëndruar te Paris Saint Germain: "Unë gjithmonë dua të qëndroj në klub. Deri më tani PSG nuk më ka thënë asgjë, nuk e di se cilat janë planet e tij për mua,"- tha ai nga Tokio, pas suksesit të ekipit të tij ndaj Urawa Red Diamonds (3-0). 

Në kuadër të miqësores së zhvilluar në Japoni ishte edhe Galtier, trajneri i kampionëve të Francës, që u ul në sallën e konferencave për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sulmuesin brazilian: "Ai po punon mirë që nga fillimi i sezonit, ai më duket i lumtur edhe për mua ai është shumë në formë. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, në fund të sezonit të transferimeve, nuk e di. Thuhet se mund të qëndrojë. Nuk kam pasur një intervistë individuale me të për këtë aspekt, por ai nuk duket i shqetësuar nga e gjithë kjo”.

Për të ardhmen e sulmuesit, mes shumë thashethemeve, mbërriti edhe një ftesë e veçantë: "Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, do ta marrë Real Madridi. Mirë?". Kështu, me një përzierje ironie dhe serioziteti, Casemiro e thirri  bashkatdhetarin e tij në Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll