Sport

Guardiola konfirmon norvegjezin: “Nëse nuk bie nga shtrati dhe nuk thyen këmbën, Haaland do të luajë kundër Bayernit”

Trajneri spanjol i Cityt flet për debutimin e sulmuesit norvegjez në ndeshjen Manchester City-Bayern, që do të zhvillohet këtë mëngjes në Shtetet e Bashkuara (01:00)

23 Korrik 2022, 11:53 Nga DOSJA
Guardiola konfirmon norvegjezin: “Nëse nuk bie nga shtrati dhe nuk

SHBA - Erling Haaland, një nga blerjet e mëdha të verës futbollistike, do të debutojë në mëngjesin e kësaj të diele me ekipin e tij të ri, Manchester City, pasi Pep Guardiola,  trajneri i skuadrës angleze, nuk e aktivizoi në miqësoren e parë të skuadrës, kundër meksikanëve të Amerikas.

Debutimi i sulmuesit norvegjez do të jetë kundër Bayern Munichut, një klub që gjithashtu u përpoq të merrte shërbimet e tij përpara se Haaland të vendoste për të kaluar në Premier. Ndeshja luhet në ‘Green Bay’ (Wisconsin/SHBA), në orën 01:00 me orën europiane.

Vetë trajneri Guardiola konfirmoi në prag të kësaj ndeshjeje, se "nëse asgjë e keqe nuk ndodh në stërvitje, nëse nuk ndihet keq sonte dhe nuk bie nga shtrati dhe nuk thyen këmbës, ai do të luajë", tha trajneri i Cityt.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll