Sport

Luis Suarez nuk dorëzohet, stërvitet i vetëm në Barcelonë në ‘Sports City’…

Sulmuesi aktualisht është pa skuadër dhe kryen stërvitje, me lejen e klubit katalanas, në ambientet e Barçës

23 Korrik 2022, 16:02 Nga DOSJA

Luis Suarez nuk dorëzohet, stërvitet i vetëm në

SPANJE - Luis Suarez ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa imazhe, duke u ushtruar i vetëm. Futbollisti aktualisht është pa ekip, ndaj nuk është e çuditshme që punon individualisht për të ruajtur në maksimum formën fizike. Ajo që ka habitur shumë është se e bën në ambiente stërvitore që i njeh në mënyrë perfekte.

Lojtari uruguajan është ushtruar në ‘Ciudad Deportiva’ të Barcelonës. “Të punosh për atë që do të vijë, është gjithmonë pozitive”,- ka shkruar futbollisti në publikimin e tij, ku shihen dy fotografi, njëra në të cilën punon me top dhe tjetra pa të. Mesazhi i tij tashmë grumbullon mijëra pëlqime dhe shprehje mbështetjeje.

Luis Suarez nuk dorëzohet, stërvitet i vetëm në

Luis Suarez është pa ekip pas largimit të tij nga Atlético Madrid. Në çdo rast, gjithçka tregon se destinacioni i tij i ri do të jetë Nacional, në vendin e tij. Presidenti i skuadrës uruguajane José Fuentes, ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me të dhe tani për tani bisedat ftojnë optimizëm nga ndjekësit e Nacional.

Në çdo rast, ish-sulmuesit të Atlético Madridit dhe Barcelonës nuk i ka munguar ngrohtësia. Futbollisti dëshiron të arrijë formën më të mirë të mundshme për Botërorin e Katarit, një nga objektivat e tij të radhës dhe ka bërë të qartë se vazhdon të punojë fort për të mos humbur gjendjen e tij fizike apo synimin për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll