Sport

Bonucci ‘akuzon’ për mungesë respekti De Ligt, pas nënshkrimit të tij me Bayernin

Largimi i tij nga dhomat e zhveshjes së Juventusit nuk i ka pëlqyer disa lojtarëve, njëri prej tyre ish-shoku i tij i skuadrës në mbrojtje. Edhe pse ai e pranoi se Bayern është një klub i madh europian, qendërmbrojtësi italian e di se kjo nuk do të thotë se "ai është i destinuar të fitojë"

23 Korrik 2022, 14:16 Nga DOSJA

Bonucci ‘akuzon’ për mungesë respekti De Ligt, pas

ITALI - Matthijs de Ligt është tashmë një lojtar i ri i Bayernit. Në vetëm 22 vjeç, qendërmbrojtësi holandez fillon një fazë të re në “Allianz Arena”, pas përvojës së tij te Ajax dhe kohës së tij te Juventus, skuadra e fundit e madhe në të cilën ai luajti.

Largimi i tij nga dhomat e zhveshjes së bardhezinjve nuk u ka pëlqyer shumë disa lojtarëve, njëri prej tyre ish-shoku i tij në mbrojtje Leonardo Bonuccit, i cili nuk u përmbajt për t'i dërguar një mesazh De Ligt, për largimin e tij nga skuadra italiane.

“I befasuar nga largimi i De Ligt? Jo, sepse disa nga deklaratat e tij e bënë të qartë se ai nuk donte të qëndronte te Juventusi. Por unë mendoj, se baza e gjithçkaje është respekti për grupin me të cilin ai ka qenë prej tre vitesh dhe e ka ndihmuar atë të rritet dhe për atë që klubi ka investuar tek ai. I uroj gjithë të mirat, por disa nga gjërat që tha gjatë largimit nuk ishin shumë të bukura. Ne folëm për këtë pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayerni është një klub i madh, por jo domosdoshmërisht je i destinuar të fitosh në një skuadër të lartë”,- ka thënë qendërmbrojtësi italian, siç u raportua nga “Gazzeta dello Sport”.

Edhe pse Bonucci e pranoi se Bayerni është një klub i madh europian dhe një destinacion i mirë, qendërmbrojtësi italian e di se kjo nuk do të thotë se "ai është i destinuar të fitojë" dhe se "baza e gjithçkaje është respekti për grupin", në lidhje me investimet dhe kohën që ‘Zonja e Vjetër’ i ka kushtuar rritjes së mbrojtësit holandez, i cili mbërriti në Itali për 75 milionë euro në 2019 dhe shkon në Gjermani për 70 milionë në këtë merkato verore.

Bonucci ‘akuzon’ për mungesë respekti De Ligt, pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll