Sport

Duro kërkon kujdes, që heroizmin e Kishinjevit, ta konvertojë në një kualifikim për në turin e tretë në ‘Elbasan Arena’...

“Jemi pretendentë, por kjo nuk duhet të na bëjë euofrikë, pasi na duhet që të zhvillojmë një ndeshje të mirë për t'u kualifikuar. Duhet të kalojë kjo ndeshje që të ulem të flasë me presidentin se çfarë do të bëjmë, por dëshira ime është që të vazhdoj të jem trajneri i Laçit edhe për sezonin që do të fillojë”.

23 Korrik 2022, 15:36 Nga DOSJA

Duro kërkon kujdes, që heroizmin e Kishinjevit, ta konvertojë

TIRANE - Laçi barazoi mbrëmjen e së enjtes 0-0 në Moldavi, teksa zhvilloi një ndeshje për më tepër se 60 minuta me 10 lojtarë përballë Petrokub Hinceshtit. Transferta për kurbinasit ka qenë e vështirë, pasi një pjesë e lojtarëve dhe stafit, kanë udhëtuar për gati 26 orë, apo disa lojtarë kishin probleme me paisjen me viza dhe duke patur parasysh të tilla peripeci, rezultati bëhet edhe më me vlerë.

“E kam quajtur një barazim heroik, pasi kemi patur probleme edhe me akomodimin apo transfertën, gjithashtu dalja me karton të kuq e Spahiut, e vështirësoi edhe më tepër takimin, gjithsesi skuadra reagoi mjaft mirë në fushë”.

Ndërkohë, të enjten e ardhshme, Laçi do të luajë në ‘Elbasan Arena’ takimin e kthimit nga ku pretendojnë të marrin diçka më tepër se në transfertë, për të siguruar kualifikimin.

“Për të thënë të vërtetën kemi disa probleme me mesfushën, pasi edhe dalja me karton të kuq e Spahiut na detyron të modifikojmë sërish, por ne duhet thënë, se jemi pretendentë. Kjo nuk duhet të na bëjë euofrikë, pasi na duhet që të zhvillojmë një ndeshje të mirë, sepse dhe kundërshtari ka një lojë specifike, pra na duhet kemi respekt për ta”.

Duro kërkon kujdes, që heroizmin e Kishinjevit, ta konvertojë

Ndërkohë që Shpëtim Duro edhe një vit më parë pati një histori të ngjashme te Laçi, ku pavarësisht se arriti të kalojë dy raunde të Conference League nuk vazhdoi me krubinasit në kampionat. Si është situata e tij aktualisht?

“Do të na duhet të kalojë kjo ndeshje që të ulem të flasë me presidentin se çfarë do të bëjmë, por dëshira ime është që të vazhdoj të jem trajneri i Laçit edhe për sezonin që do të fillojë”.

Duro kërkon kujdes, që heroizmin e Kishinjevit, ta konvertojë

Nga dita e martë Laçi do të fillojë grumbullimin në Elbasan, për t'u stërvituar atje deri ditën e enjte, kur do të luhet ndeshja e kthimit ndaj moldavëve të Petrokub Hinceshtit, e vlefshme për raundin e dytë dytë eliminator të Conference League.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll