Sport

Napoli i mbyll derën, De Laurentiis njofton lamtumirën e Mertens: rinovimi iu refuzua!

Presidenti njoftoi gjithashtu ardhjen e afërt të Kim dhe interesin e fortë për Simeone

23 Korrik 2022, 16:27 Nga DOSJA

Napoli i mbyll derën, De Laurentiis njofton lamtumirën e Mertens:

ITALI - Në ditën e mbërritjes së ekipit në ‘Rivisondoli’, në zonën Sangrino të L'Aquila, Aurelio De Laurentiis vendosi të thyejë heshtjen. Presidenti i Napolit foli për mikrofonat e ‘Kiss Kiss Napoli’, duke publikuar një intervistë që do të transmetohet në orën 21.00. 

Gazetari Carlo Alvino ka përzgjodhur disa nga deklaratat e presidentit të Napolit: “Mertens nuk do të qëndrojë në Napoli, Kim është afër dhe Simeone, është një lojtar për të cilin jemi të interesuar”, thuhet për merkaton e napoletanëve.

Një pamje paraprake e fushatës së biletave në prag të sezonit: "Fushata e biletave të sezonit do të nisë në ditët në vijim, me çmime popullore dhe ulje speciale për familjet. Qëllimi i Napolit do të jetë argëtimi i tifozëve."

Për uniformën e re: “Fanela e re e Napolit do të prezantohet në ndeshjen miqësore të mërkurën në Castel di Sangro, ajo do të jetë ‘lëkura’ jonë e dytë.

Napoli i mbyll derën, De Laurentiis njofton lamtumirën e Mertens:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll