Sport

Sozia e Elvis Presley tifo për katalanasit: "Dua që Barça ta fitojë sonte El Clasicon"...

‘Graceland’ është lokali i dasmave, ku imazhi i këngëtarit të famshme është përherë i pranishëm nëpërmjet pronarit të saj Brendan Paul, tifoz i katalanasve

23 Korrik 2022, 11:13 Nga DOSJA
Sozia e Elvis Presley tifo për katalanasit: "Dua që Barça

SHBA - Kush dëgjon "Las Vegas" mendon drita neoni, kazino me një larmi të pashtershme automatesh, peizazhe të shkretëtirës, dasma dhe të famshmin Elvis Presley. Mbreti i rokenrollit  mbetet shumë i pranishëm në tokën që i dha famë dhe një fund fatal, me 'Gracelandin', lokalin e dasmave më të njohura të qytetit, si pikë referimi. 

‘MARCA’ bëri një vizitë në këtë lokal karizmatik të ceremonive kaliforniane. Brendan Paul, një nga pronarët e tij, konsiderohet sozia më e përsosur e Elvis Presley. Këtë e tregojnë çmimet dhe trofetë e shumta të akorduara nga shoqatat e turizmit, të cilat nxjerrin në pah veçantinë dhe origjinalitetin e këtij biznesi të ndërtuar në vitin 1927 nga një familje skoceze, e gatshme për të jetuar ëndrrën amerikane...

Pritësi nuk mund të përcaktojë, se ku fillon Elvisi dhe ku mbaron Brendan dhe anasjelltas. Ai shpjegon se çdo ditë ngrihet, vishet si duhet, ngroh zërin e tij spektakolar dhe ‘martohet’ me të panjohurit për 120 dollarë: 60 për të, 20 për fotografin dhe 40 për shoferin e limuzinës. Gjatë vitit, në këtë local kryhen mesatarish deri në 300 ceremoni dasmash. Brendan është përherë i pari, në qendër të tyre.

Nga dashuria për sportin, sozia e Elvisit, pranon se e ndjek me bisht të syrit futbollin, të cilin e ka luajtur si fëmijë dhe se dëshiron që ‘El Clasico’ të zbarkojë në Las Vegas. Ai do të bëjë tifo me Barçën: “Dua që ajo të fitojë sepse kam bërë një koncert në Barcelonë”. 

Në një test të shpejtë të kulturës së përgjithshme për futbollin, ai përgjigjet se golashënuesi më i mirë në ‘El Clasico’ është Cristiano, ndërsa ai dyshon mes Guardiolës dhe Cruyff si trajneri me më shumë fitore, por tregohet më i sigurt kur thotë se Real Madrid ka më shumë fitore. Oh po!

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll