Sport

Formula 1/ Ferrari në 'pole', Leclerc i vetëm përballë dy makinave të Red Bulls…

Piloti monegask i ‘kokëkuqes’ shënon ‘pole position’ për raundin e dymbëdhjetë të botërorit në Grand Prix të Francës

23 Korrik 2022, 17:37 Nga DOSJA

Formula 1/ Ferrari në 'pole', Leclerc i vetëm

FRANCE - Sukses i kuq në ‘Pol Ricard’: triumf i Charles Leclerc, i cili kaloi i pari për 304 të mijëtat ndaj Max Verstappen, për ‘pole position’ në GP të Francës. Sergio Perez dhe Lewis Hamilton do të startojnë nga rreshti i dytë, Lando Norris dhe George Russell nga i treti. Rreshti i katërt për Fernando Alonso dhe Yuki Tsunoda, ndërsa Carlos Sainz (i cili zëvendësoi motorin) do të nisë nga rreshti i fundit së bashku me Kevin Magnussen.

Me një kontribut të vlefshëm nga shoku i tij i skuadrës (i cili i dha atij hapin në të dy sulmet e tij në fazën vendimtare të kualifikimeve), Leclerc i jep vetes një ‘pole position’ të jashtëzakonshme në kualifikimet zyrtare të GP franceze, e shtata për të e sezonit.

Formula 1/ Ferrari në 'pole', Leclerc i vetëm

Piloti monegasku para garës në cirkuitin ‘Paul Ricard’ është 38 pikë prapa liderit të kampionatit botëror, holandezit Verstappen, duke paralajmëruar një betejë të në garën, që shënon fillimin e pjesës së dytë të rrugëtimit të botërorit. 

Një sfidë në të cilën Sainz nuk do të mund të marrë pjesë, i cili si Magnussen, ka ndërruar motorin dhe për këtë arsye do të duhet të bashkohet me grupin, në rreshtin e fundit me danezin e ekipit Haas. ja dhe renditja e pilotëve për garën e nesërme:

 Formula 1/ Ferrari në 'pole', Leclerc i vetëm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll