Politike

Rama flet për rritjen e çmimeve në plazhet e jugut: Ja kërcasin kot dhe ngelin ngul e shkul çadra

Sipas kreut të qeverisë në qershor kemi pasur një bum turistësh por më pas u frenua nga rritje e çmimeve.

22 Korrik 2022, 15:15 Nga e.k
Rama flet për rritjen e çmimeve në plazhet e jugut: Ja
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët socialistë në fund të mandatit të tyre është ndalur edhe tek çmimet e larta në jug të vendit. Sipas kreut të qeverisë në qershor kemi pasur një bum turistësh por më pas u frenua nga rritje e çmimeve.

“Zemrën e konkurrencës Europiane të mos them botërore. Këtu në Adriatik dhe në Jon jemi në mes të kësaj konkurrence. Në një kohë ku Turqia po Greqia ofrojnë çmime të arsyeshme, në Dhërmi i çojnë çmimet mbi Turqi dhe thonë pse nuk kemi turistë. Si do i kesh? Vjen korriku dhe ja kërcasin çmimeve rrinë dhe ngul e shkul çadra. Në qershor ishim mirë. Ndërkohë në Durrës është e kundërta s epo rriten cilësia e turistëve” tha Rama.

Mes të tjerash i pari i qeverisë shtoi se vende si Greqia apo Turqia vendosin çmime konkurruese ndërsa pronarët në Dhërmi thonë pse nuk ka turistë.

 

edi rama

Sondazh

Poll